Deklarata e përbashkët e presidentëve të vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Qendrore dhe Lindore në lidhje me vendimin e Rusisë për aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase

2 Tetor 2022 | Kumtesat

Ne, presidentët e Evropës Lindore dhe Qendrore, nga vendet liderët e të cilave e vizituan Kievin gjatë luftës dhe ishin dëshmitarë të pasojave të agresionit rus, nuk mund të heshtim para shkeljes flagrante të të drejtës ndërkombëtare nga Federata Ruse dhe në këtë drejtim e japim këtë deklaratë:

E shprehim përsëri mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Nuk i njohim dhe asnjëherë nuk do t’i pranojmë përpjekjet ruse për aneksim të cilitdo territori ukrainas.

E mbështesim fort vendimin e Samitit të NATO-s në vitin 2008 në Bukuresht për anëtarësimin e Ukrainës në të ardhmen.

I japim mbështetje të tërësishme Ukrainës në mbrojtjen e vet nga invazioni rus, kërkojmë nga Rusia të tërhiqet menjëherë nga të gjitha territoret e pushtuara dhe i inkurajojmë të gjithë aleatët që ta zmadhojnë theksueshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Çdokush që kryen akt agresioni duhet të mbajë përgjegjësi dhe të dalë para drejtësisë.

Millosh Zeman, President i Republikës së Çekisë
Alar Karis, President i Republikës së Estonisë
Egils Levic, President i Republikës së Letonisë
Gitanas Nauseda, President i Republikës së Lituanisë
Stevo Pendarovski, President i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Millo Gjukanoviq, President i Republikës së Malit të Zi
Andzhej Duda, President i Republikës së Polonisë
Klaus Johanis, President i Rumanisë
Zuzana Çaputova, Presidente e Republikës së Sllovakisë

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...