Takimi i Presidentit Pendarovski me Mirosllav Jença, ndihmëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe Amerikën

15 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Vilën Biljana në Ohër e mirëpriti Mirosllav Jençën, ndihmëssekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Njësinë për çështje politike dhe paqësore, i cili po qëndron në vendin tonë me rastin e pjesëmarrjes në Forumin për dialog Prespa 2023.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi aktivitetet e përgjithshme të shtetit tonë në suazat e Kombeve të Bashkuara, si dhe mbi gjendjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në rajonin më të gjerë në kontekst të agresionit rus mbi Ukrainën.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetjen për përpjekjet e përgjithshme të OKB-së në ballafaqimin me çështjet globale.

Presidenti Pendarovski e theksoi shembullin e shtetit tonë, i cili me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, dha një kontribut të fuqishëm mbi stabilitetin e përgjithshëm të rajonit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit