Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim në hapjen e Konferencës së Kryetarëve të Gjykatave Supreme të Europës Qendrore dhe Lindore sot, të organizuar nga Gjykata Supreme në bashkëpunim me Institutin CEELI në kuadër të Projektit të BE-së për Sundimin e Ligjit.
Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, Gjykata Supreme, si instanca më e lartë në hierarkinë gjyqësore, garanton sundimin e ligjit dhe personifikon pavarësinë e gjyqësorit.
Për të, në një epokë të baraspeshës seriozisht të çrregulluar të tre degëve të qeverisjes, në favor të ekzekutivit dhe kontrolleve dhe balancave të relativizuara, ekziston nevojë e ngutshme për gjyqtarë kompetentë, kredibil dhe të guximshëm, kompetent në krijimin e racionalitetit, qëndrueshmërisë dhe koherencës në interpretimin dhe zbatimin e ligjeve në procedurat gjyqësore.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e krijimit të imunitetit gjyqësor nga presionet politike.
Ajo theksoi se jo gjithmonë reformatorët politikisht legjitimë synojnë reforma për të kapërcyer proceset gjyqësore të pajustifikueshme të gjata, korrupsionin dhe mosbesimin në gjyqësor, por qëllimi I tyre i vërtetë është të rekrutojnë gjyqtarë të politizuar dhe të disiplinuar.
Presidentja Siljanovska Davkova kujtoi se vendimet e Gjykatave Supreme ndikojnë në mënyrë të fortë mbi punën e gjykatave të ulëta, si dhe në perceptimin e qytetarëve lidhur me cilësinë dhe integritetin e gjyqësorit.
Pozicioni i gjyqtarit të Gjykatës Supreme gjithmonë dhe kudo konsiderohet si kurorë e karrieres ligjore, por nuk paraqet simbol statusi, por konfirmim i njohurive, profesionalizmit, etikës, moralit dhe përgjegjësisë, beson Presidentja Siljanovska Davkova. Presidentja Siljanovska Davkova pohoi rolin e rëndësishëm të praktikës së mirë gjyqësore të gjykatave supreme kombëtare, si dhe të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke vënë në dukje paqëndrueshmërinë e moszbatimit të vendimeve të saj nga anëtarët e Këshillit të Europës dhe anëtarët e BE-së.
Në hapjen e konferencës dy-ditore folën edhe Afrim Fidani, Kryetar I Gjykatës Supreme të Maqedonisë, Aleksandar Kambovski, Kryetar I Këshillit Gjyqësor, David Campbell, Gjyqtar I Lartë I Qarkut, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Gjyqësore Ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe anëtar i Bordit Këshillimor të Institutit CEELI, Robert R. Strang, Drejtor Ekzekutiv i Institutit CEELI, si dhe Grzegorz Borkowski nga Projekti i Mbështetjes së Sundimit të Ligjit të BE-së.
Në vazhdim është teksti I plotë i fjalimit të Presidentes Gordana Siljanovska Davkova.
Të nderuar Kryetarë të Gjykatave Supreme,
Të nderuar gjyqtarë,
Të nderuar të ftuar,
Zonja dhe zotërinj,
Kam nder të madh që përfaqësuesit e institucioneve më të larta gjyqësore nga Eopa Qendrore dhe Lindore janë mbledhur sot në Shkup. Jam e bindur se pavarësisht, siç e kemi dëgjuar tashmë, modeleve të ndryshme të sistemeve politike dhe gjyqësore, ju do të tregoni koherencë rreth vlerave dhe parimeve themelore të rendit kushtetues, sepse sot, më shumë se kurrë më parë, duhet të flasim për ndarjen e pushteteve për shkak të dominimit të ekzekutivit, për sundimin e ligjit për shkak të tendencave të sundimit të njerëzve për fat të keq, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit.
Gjithmonë ua kam kujtuar studentëve se Platoni dhe Aristoteli fillonin me “Shtetin”, me “Politikën”, por përfundonin me “Ligjet”. Epo, ju jeni ata që qëndroni pas zbatimit të ligjeve.
Kemi dëgjuar tashmë se Gjykatat Supreme nuk janë vetëm instanca më e lartë në hierarkinë gjyqësore, por edhe garantuesit kryesorë të sundimit të ligjit, që do të thotë mbrojtësit kryesorë të pavarësisë së gjyqësorit, të parashikueshmërisë dhe sigurisë ligjore, por edhe të drejtësisë, dhe nëse ka drejtësi, do të ketë besim nga qytetarët.
Kjo është arsyeja pse, në arkitekturën kushtetuese, ju keni një status të veçantë.
E kam thënë se jetojmë në një epokë të një baraspeshës së çrregulluar të pushtetit në favor të ekzekutivit, hallkave dhe frenave të dobësuara, dhe pastaj kemi një nevojë të ngutshme për krijues të guximshëm të koherencës, qëndrueshmërisë, racionalitetit, parashikueshmërisë dhe sigurisë në interpretimin dhe zbatimin e ligjeve.
Sot, më duket se fjala më e përsëritur është “reforma” ose “reformë” e gjyqësorit. Sigurisht, pa kundërshtuar legjitimitetin politik të reformatorëve, dëshiroj të them politikanët, integriteti institucional duhet të respektohet, por edhe integriteti individual në gjyqësor, sepse gjyqësori mund të funksionojë në mënyrë të pavarur vetëm kur është I liruar nga presionet politike.
Zakonisht, reformatorët flasin për: rrugën e gjatë të drejtësisë, pra kohëzgjatjen e procedurave, përkatësiaht dhimbjen maqedonase në gjyqësor, gjyqësorin joefikas, korrupsionin. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se ndonjëherë pas qëllimeve të larta, mund të fshihet një qëllim politik për të krijuar gjyqtarë të bindur.
Pra, mbrojtja e gjyqësorit të pavarur nuk është gjithmonë pas reformave. Pavarësia gjyqësore, siç e kemi dëgjuar disa herë, nuk siguron një status të veçantë për gjyqtarin ose gjykatën, por pikërisht një pozicion I tillë mundëson ose është një garanci për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, që do të thotë një imperativ për demokracinë.
Disa njerëz e kanë përmendur tashmë pavarësinë individuale dhe institucionale para meje. Dëshiroj vetëm, si dikush që i mungojnë studentët dhe që ia ka kushtuar jetën këtij profesioni, të theksoj se është pikërisht pavarësia individuale që i mbron gjyqtarët nga arbitrariteti, i mbron gjyqtarët nga presionet disiplinore, i mbron gjyqtarët nga ndikimi politik dhe kontrolli politik, dhe siç e kam thënë tashmë, pavarësia institucionale i mbron ata nga kërcënimet e pushtetit ekzekutiv. Fatkeqësisht, sot në politikën reale, e cila madje po transformohet në një lloj darvinizmi, shpesh përballemi me një politikë force në vend të një politike të ligjit, dhe për këtë arsye mbrojtja është e nevojshme. Pra, çdo qytetar ka të drejtë të presë që mosmarrëveshja në të cilën ndodhet do të zgjidhet si nga një gjyqtar i pavarur ashtu edhe nga një gjykatë e pavarur.
Ajo që është më e rëndësishme për të gjithë ju, ne të gjithë e lidhim legjitimitetin gjyqësor me integritetin, profesionalizmin, përvojën, ekspertizën, etikën, kështu që kjo është diçka që i bën gjyqtarët të veçantë. Kjo duhet të vlejë për të gjithë kandidatët, sepse në këtë mënyrë ne do të krijojmë, ndërtojmë një digë kundër arbitraritetit ose do të zvogëlojmë rrezikun e korrupsionit dhe do të rrisim besimin në gjyqësor.
Dëshiroj të theksoj se Komisioni i Venedikut, anëtar I të cilit isha unë, dhe ishte një nga periudhat më të bukura të jetës sime, shpesh thekson, dhe e theksova këtë vit në festën, se duhet të vazhdojmë të luftojmë kundër Shylock-ëve, domethënë kundër tregtarëve të Venedikut, duke luftuar për sundimin e ligjit në vend të sundimit të njerëzve, domethënë të grupeve.
Pra, edhe vetë Komisioni i Venedikut ngre këto pyetje dhe probleme. Rëndësia e besimit në gjyqësor është theksuar tashmë, sepse flet për pavarësi në zbatimin e ligjit. Inteligjenca artificiale u përmend dhe unë do të përmend se po, inteligjenca artificiale ka përfitime të mëdha, por nuk duhet të harrojmë se pas të dënuarve dhe të akuzuarve, por edhe pas avokatëve mbrojtës, në të vërtetë qëndrojnë njerëz me dinjitet dhe integritet, ka një emocion që duhet të dihet.
Do të flisni krahasimisht më vonë për të gjitha këto çështje, por unë prapë do të doja të thoja se ishte pikërisht puna ime në Komisionin e Venedikut që më zbuloi sisteme të ndryshme politike, sisteme të ndryshme ligjore, modele të ndryshme të përzgjidhjes së gjyqtarëve, por fakti është se sot Gjykatat Supreme dhe i gjithë sistemi gjyqësor po përballen me sfida të ngjashme. Thelbi I këtyre sfidave lidhet me cilësinë e gjykimit.
Meqenëse kryetarët e Gjykatave Supreme janë ulur këtu, për mua është e qartë se ata, ashtu si unë, besojnë se instanca më e lartë gjyqësore, kur është e pavarur, gëzon besimin më të madh publik dhe kjo është provë e sundimit të ligjit. Në fund të fundit, statusi dhe puna e Gjykatës Supreme përdoret shumë shpesh për të vlerësuar gjendjen e të gjithë gjyqësorit.
Çdo përpjekje për të politizuar Gjykatën Supreme, më lejoni të theksoj, paraqet rrezik jo vetëm për pavarësinë gjyqësore, por edhe për rendin demokratik, sepse autoriteti i ligjit është i lidhur pazgjidhshmërisht me autoritetin e institucioneve që e mbrojnë atë, domethënë me autoritetin e institucionit më të lartë.
Prandaj, kur Gjykatat Supreme e kryejnë me sukses rolin e tyre të zbatimit uniform të ligjeve, pra qëndrueshmërisë në interpretimin dhe zbatimin e ligjit, atëherë rritet besimi në gjyqësor.
Unë e mirëpres europianizimin e sistemeve ligjore, harmonizimin, sepse nuk është vetëm një veprim dhe detyrë teknike, por një garanci e sigurisë ligjore dhe barazisë në hapësirën ligjore europiane.
Snë fund, dëshiroj të theksoj edhe një herë se vendimet tuaja, vendimet e gjykatave, kanë një ndikim të fortë në punën e gjykatave të shkallës së ulët, por edhe në forcën e demokracisë. Prandaj, sot, kudo po zhvillohen debate rreth metodës së përzgjidhjes së gjyqtarëve, rolit të këshillave gjyqësore, kritereve për avancim në gjyqësor, sepse ato janë tepër të rëndësishme.
Pavarësisht sistemeve, funksioni i një gjyqtari të Gjykatës Supreme perceptohet si kurorë e karrierës ligjore. Kjo do të thotë, mbi të gjitha, përgjegjësi e madhe, sepse autoriteti i një institucioni suprem gjyqësor varet gjithmonë nga cilësia, integriteti dhe profesionalizmi i atyre që e personifikojnë atë, që do të thotë nga i juaji
U përmendën Gjykata e Drejtësisë në Luksemburg dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nuk mund të mos theksoj se një gjykatë, vendimet e së cilës nuk zbatohen, ka probleme serioze.
Vendimet e Gjykatës Europiane, ndryshe, kam kaluar më shumë se 30 vjet të jetës sime në Këshillin e Europës. Vendimet e gjykatës së Strasburgut mund duhet të zbatohen për të gjithë anëtarët. Në fakt, kemi diskutuar shumë herë se nëse ato nuk zbatohen, mund të jetë e nevojshme të ketë një kërcënim që do të lidhej me statusin e një anëtari të Këshillit të Europës.
Nuk mund të mos theksoj, duke përdorur shembullin e vendit tim, se shumë herë vendimet në Strasburg, të cilat lidhen me mbrojtjen e të drejtave të pakicës maqedonase në fqinjësi, nuk respektohen dhe kjo, për mua, sjell dilema të mëdha në lidhje me natyrën detyruese të vendimeve. Dhe, pa u zbatuar vendimi, mendoj se gjykata bëhet një institucion problematik.
Ju uroj një konferencë të suksesshme. Jam e sigurt se do të shkëmbeni përvoja të ndryshme në një debat të gjallë. Jam e sigurt se përfundimet do të forcojnë autoritetin e institucioneve gjyqësore. Jam e sigurt se ky autoritet do të çojë në rritjen e besimit në gjyqësor dhe për mua gjëja më e rëndësishme është bashkëpunimi brenda kornizës europiane, por edhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fakt, në kohën kur Shoqata Amerikane e Avokatëve formoi Iniciativën Ligjore të Europës Qendrore dhe Lindore, ne kishim një Shkollë Simotër në Moskë, Idaho, dhe më vonë një bashkëpunim të mrekullueshëm me Universitetin e Kolumbias në kuadër të Iniciativës Publike të Interesit Ligjor. Kjo është ajo që mendoj se është shumë e rëndësishme në lidhje me bashkëpunimin dhe shpesh, kur flas për nevojën për një hap përpara ose për reformë të vërtetë në gjyqësor, më kujtohet madisonianizmi dhe mendoj se është ende frymëzues.
Ju faleminderit.






