Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në panelin kryesor të Konferencës për rindërtimin e Ukrainës në Berlin

11 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Berlin, në suazat e pjesëmarrjes në Konferencën për rindërtim të Ukrainës mbajti fjalim në panelin kryesor të shefave të shteteve dhe qeverive në të cilin folën edhe organizatorët e konferencës, kancelari gjerman Olaf Sholc dhe Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski. Në panelin kryesor morën pjesë edhe presidentët dhe kryeministrat nga Holanda, Norvegjia, Finlanda, Lituania, Moldavia, Estonia, Bosnja dhe Hercegovina, Malit i Zi, Gjeorgjia.

Në fjalim, Presidentja Siljanovska Davkova tha se pas Luftës së Dytë Botërore, Plani Marshall, midis të tjerash, ishte shprehje e solidaritetit ndaj Evropës së shkatërruar, kurse sot nevojitet një lloj i ri Plani Marshall për Ukrainën e shkatërruar.

Sipas Presidentes, duhet investuar jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe energjetike, por edhe në infrastrukturën njerëzore, arsimore, sociale dhe normative.

Në këtë sesion u vlerësua pozitivisht qëndrimi ekzistues i përbashkët evropian se ndihma gjithëpërfshirëse për Ukrainën duhet të vazhdojë.

Paraprakisht, Presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në hapjen e konferencës, ku fjalim mbajtën kancelari gjerman Olaf Sholc, Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen.

Konferenca është vazhdimësi e serisë së ngjarjeve vjetore të nivelit të lartë kushtuar rimëkëmbjes së shpejtë dhe rikonstruksionit afatgjatë të Ukrainës, pas fillimit të agresionit ushtarak rus. Qëllimi kryesor i këtij evenimenti është të sigurohet mbështetje e vazhdueshme ndërkombëtare, rikonstruksion, reforma dhe modernizim i Ukrainës.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...