Presidenti Pendarovski mori pjesë në stërvitjen ushtarake “Përgjigje e shpejtë 22” në Krivollak

12 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski sot mori pjesë në stërvitjen ushtarake “Përgjigje e shpejtë 22”, i cili realizohet nga dy deri në njëzet maj në poligonin e Armatës “Krivollak”, kurse nikoqir i të cilës është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës në “Krivollak”, Presidenti Pendarovski u informua mbi stërvitjen ushtarake “Përgjigje e shpejtë 22” dhe e ndoqi stërvitjen e cila përfshin aktivitete të kombinuara ajrore me hedhje me parashutë, desant helikopteri dhe avionë, ku morën pjesë forca të armatosura të tetë vendeve anëtare të NATO-s.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti përfaqësuesit e njësive speciale dhe tha se kjo stërvitje e gjerë e demonstron përgatitjen e Aleancës së NATO-s dhe është mundësi e jashtëzakonshme Maqedonia e Veriut t’i dëshmojë shkathtësitë dhe kapacitetet unike të poligonit “Krivollak” si qendër bashkëkohore stërvitjeje për zbatim të operacioneve ushtarake sipas të gjitha standardeve të NATO-s. “Përgjigje e shpejtë 22” është vërtetim se edhe Armata jonë posedon kapacitet serioz që të kontribuojë në mbrojtjen, ruajtjen dhe sigurinë kolektive të rajonit euroatlantik.

Ushtrimi ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e kapaciteteve të Armatës nëpërmjet shkëmbimit të njohurive, shkathtësive dhe aftësive, si dhe në zmadhimin e ndërveprimit me forcat e armatosura të aleatëve. Njëkohësisht, kontribuon në etablimin dhe afirmimin e qendrës “Krivollak” si qendër ndërkombëtare për stërvitje.

Në stërvitjen ushtarake në “Krivollak” marrin pjesë 4600 përfaqësues të forcave të armatosura të tetë vendeve anëtare të NATO-s: Shqipëria, Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Maqedonia e Veriut, SHBA, Franca dhe Mali i Zi. Në këtë stërvitje përfshihen 45 mjete të aviacionit, përkatësisht avionë dhe helikopterë luftarakë dhe transportues, kurse gjatë stërvitje zbatohen mbi 700 hedhje me parashutë.

Stërvitja “Përgjigje e shpejtë 22” ka për qëllim ta prezantojë shkathtësinë për shpërndarje të shpejtë të forcave tokësore të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë së bashku me forcat multinacionale desantë ajrore nga Evropa.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....