Presidenti Pendarovski “Ballë për ballë” në Zletovë

22 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot ishte në shkollën rajonale themelore “Kiril i Metodij” në Zletovë.

Gjatë qëndrimit në shkollë, Presidenti Pendarovski i vizitoi tri nxënëset e vetme në klasën e parë dhe nxënësit e klasës së tretë, ku mësimdhënia është inkluzive, përkatësisht një nga nxënëset e ndjek mësimin me asistent ndihmës. Me nxënësit e klasës së parë dhe të tretë Presidenti bisedo për lëndët e tyre të preferuara, për sfidat më të mëdha dhe më të vogla me të cilat ballafaqohen në mësim. Të nxitur nga kërshëria e tyre, fëmijë i parashtruan Presidentit shumë pyetje mbi jetën profesionale, por edhe private.

Në shkollë Presidenti Pendarovski bisedoi edhe me nxënësit klasës shtatë që ndiqnin orën e informatikës.

Shkolla rajonale themelore “Kirili dhe Metodij” në Zletovë është ndërtuar në vitin 1966. Në të ka 149 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën që mësojnë sipas programeve arsimore novatore.

Shkolla ë Zletovë funksionon në përbërje të SHTHK “Vëllezërit Milladinovci” në Probishtip, e cila është zgjedhur për testimin ndërkombëtar TIMSS 2023, studimi ndërkombëtar për matjen e trendëve në matematikë dhe shkencat e natyrës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....