Takimi me Lordin Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

6 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Lordin Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim u konfirmua partneriteti dhe miqësia shumë vjeçare midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar e cila reflektohet nëpërmjet mbështetjes së përhershme britanike për çështjet kryesore nga pavarësia jonë deri më sot, kurse marrëdhëniet bilaterale karakterizohen nga dialogu dinamik politik i nivelit të lartë.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi çështjet aktuale lidhur me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, mbi bashkëpunimin dhe veprimin e të dy shteteve në suazat e Aleancës së NATO-s, mbi situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë në kontekstin e luftës në Ukrainë, si dhe mbi çështjet bilaterale të interesit të ndërsjellë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....