Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në tubimin shkencor “80 vjet nga holokausti i hebrenjve maqedonas”

26 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në tubimin shkencor “80 vjet nga holokausti i hebrenjve maqedonas”, që me organizim nga Qendra për Hulumtime Strategjike “Ksente Bogoev” në Akademinë Maqedonase të Shkencës dhe Arteve, në bashkëpunim me Shoqërinë filozofike të Maqedonisë, me Bashkësinë Hebraike në Maqedoni dhe Fondin e Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, mbahet me mbështetje të tij në AMSHA.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar të pranishëm,

Kam nderi t’ju përshëndes, si mbështetës i këtij tubimi shkencor kushtuar 80-vjetorit të holokaustit të hebrenjve maqedonas. Ajo që e bën këtë konferencë të rëndësishme është se mbahet në rrethana, në të cilat, për fat të keq, vitet e fundit, zmadhimi i antisemitizmit në botë, sidomos në Evropë, është evident.

Sipas rabinit Xhonatan Saks, antisemitizmi nuk është sistem koherent i besimit, por virus i cili ndryshon dhe shfaqet në periudha krize kur sistemi imun i shoqërisë është i sulmuar. Shfaqja e antisemitizmit është një lloj paralajmërimi i hershëm për çdo bashkësi. Edhe se fillon me urrejtje ndaj hebrenjve, antisemitizmi nuk përfundon gjithmonë vetëm me hebrenjtë, sepse shumë shpejt kthehet edhe kundër kategorive të tjera të ndryshme dhe të lëndueshme të njerëzve.

Që të mos shpërhapet, antisemitizmi duhet të parandalohet. Kjo kryhet me kundërshtim të revizionizmit historik dhe ruajtjes së të vërtetës historike për holokaustin, nëpërmjet edukimit të të rinjve dhe ngritjen e vetëdijes së publikut. Por, njëkohësisht, edhe me sanksionim të çdo lloji mohimi, minimizimi, miratimi apo argumentimi të holokaustit dhe veprave të kryera nga regjimet nacional-socialiste siç bëmë ne me nivelimet e fundit të Kodit Penal me të cilat e sanksionuam antisemitizmin.

Megjithatë, duhet të kemi parasysh se, edhe pse rezultoi me masakër të tmerrshme, antisemitizmi në vetvete nuk mund të kishte çuar në miliona viktima të holokaustit.

Të nderuar,

Ekzistojnë dy raste integruese të dy fituesve të Nobelit alma mater e të cilëve ishin universitetet në Vrocllav dhe në Hajdelberf. I pari është kimisti Fric Haber, babai i luftimit kimik zbulimet e të cilit janë zhvilluar në formë të një gazi helmues me të cilin janë vrarë më shumë se një milion hebrenj. I dytë është fizikani Filip Lenard, i cili, midis të tjerash, është angazhuar për të ashtuquajturën “shkencë ariane”, shkencë e pastruar nga kontributi i shkencëtarëve hebrenj. Ai e ka mohuar teorinë e relativitet të Ajnshtajnit vetëm për shkak të prejardhjes hebraike të autorit të saj.

Shembujt e Haberit dhe Lenardit flasin se, së pari arritjet shkencore dhe teknologjike janë neutrale për nga vlerat. Dhe, së dyti, nëse nuk bazohet në themele të forta etike dhe morale madje edhe arsimi më i lartë nuk është imun ndaj të keqes. Holokausti ka qenë i planifikuar dhe i zbatuar në erën e arritjeve epokale shkencore dhe teknologjike, në pjesën më të zhvilluar të Evropës, nga brezi i atëhershëm më i arsimuar. Siç thotë psikiatri i shquar austriak dhe njeriu i cili e ka përjetuar holokaustin, Viktor Frankl: “dhomat e gazit në Aushvic, Treblinka dhe Maidanek, në kuptimin e plotë të fjalës nuk ishin shpikur në ndonjë ministri në Berlin, por në katedrat dhe aulat e shkencëtarëve dhe filozofëve nihilistë.”

Midis 6 milionë hebrenjve që janë vrarë në mënyrë brutale gjatë holokaustit, ishin 7.144 hebrenj maqedonas të cilët përbënin 98% të popullatës së përgjithshme hebraike në Maqedoninë e pushtuar në atë kohë. Qëllimi i nazistëve dhe i aleatëve të tyre fashistë nuk ishte të shkatërrohen vetëm hebrenjtë por edhe të fshihet kujtimi i ekzistencës së tij. Që të mos lejojmë që viktimat të vriten edhe për herë të dytë, ne duhet të ruajmë kujtimin për ta.

Të nderuar të pranishëm,

Këtë vit përfundojnë edhe 70 vjet nga themelimi i qendrës memorialë “Jad Vashem” që në përkthim është “Vendi dhe emri”. Pjesa qendrore e “Jad Vashem” është Salla e emrave, ku janë vendosur “Listat e dëshmive” përkatësisht, regjistri i rreth 4.8 milionë viktimave të holokaustit. Të dhënat e tyre themelore janë shkruar dhe në instalimin impozant – “Libri i memories” që ka për qëllim të ruhen nga harresa viktimat e holokaustit. Midis tyre janë regjistruar edhe një pjesë e hebrenjve maqedonas.

Institucionet tona janë të detyruara të zbatojnë plotësisht detyrimet që si shtet i ndërmorëm në forumin ndërkombëtar për holokaustin, të mbajtur në tetor të vitit 2021 në Malmë. Maqedonia e Veriut duhet të mbështesë Qendrën përkujtimore të holokaustit të hebrenjve maqedonas dhe çdo projekt kërkimor në përpjekjet për të ruajtur kujtimin e bashkëkombësve tanë hebrenj që u vranë në kampin e vdekjes në Treblinka. Por përveç kujtimeve të viktimave, duhet të kujdesemi edhe për kujtimet e të mbijetuarve dhe atyre që ndihmuan për të shpëtuar hebrenjtë.

Më lejoni t’ju jap një shembull. Në arkivin e Shtipit është një dokument i cili daton më 10 mars 1980 me titull: “Kujtimet e Isak Sionit për pjesëmarrjen në luftën nacionalçlirimtare në Shtip dhe në rajonin e Shtipit nga viti 1941 deri më 1975.” Me këtë shkrim, Isak Sioni, midis të tjerash, jep dëshmi të detajuar për depërtim të hebrenjve nga Shtipi nga pushteti okupator bullgar. Ai edhe vetë ka qenë pjesë e kolonës së hebrenjve të cilët në grupe të vogla janë dërguar nga sheshi i qytetit deri te stacioni i trenit. Por, në momentin e fundit, ka arritur të dalë nga kolona dhe të fshihet në shtëpinë e shokut të tij dhe bashkëluftëtarit të ardhshëm në LNÇ, turkut Firuz Nazim Demir.

Përveç të qenit një qendër për të rinjtë e përparuar të Shtipit, shtëpia e Firuzit u bë edhe një strehë për një nga pak hebrenjtë e mbijetuar të Shtipit, i cili më vonë do të ishte delegat i KAÇKM-së shtetformuese. Një lexim i kujdesshëm i dëshmive tregon se Firuz shpëtoi një hebre dhe për këtë as nuk kërkoi dhe as nuk mori kompensim material. Prandaj është dhënë iniciativa për të nisur një procedurë në “Jad Vashem” për shpalljen pas vdekjes së Firuz Nazim Demirit si njeri i drejtë midis kombeve.

Të dashur miq,

Edhe pse me tubimin e sotshëm shkencor përmbyllet kremtimi i 80-vjetorit të holokaustit të hebrenjve maqedonas, puna jonë tani fillon. Jam i bindur se rasti me Firuz Demirin nuk është i vetmi dhe se në Maqedoninë e pushtuar në atë kohë ka pasur shumë raste të ngjashme të dashamirësve të cilët kanë shpëtuar hebrenj. Por, për shkak të një sërë rrethanash nuk janë vendosur midis të drejtëve.

Le të jetë thirrje për kërkuesit që t’i kërkojnë në arkivat tona por edhe ato të huaja që të mund ta plotësojmë listën e njerëzve të cilët me humanizmin dhe guximin e tyre i janë kundërvënë të keqes së holokaustit. Njëkohësisht, na mbetet edhe shumë punë që t’i ruajmë kujtimet e hebrenjve të depërtuar dhe kështu ta mbrojmë të vërtetën historike nga çdo përpjekje për revizionizëm.
Sepse, siç thotë një fjalë e urtë e sefardike: Sim memoria no aj avenir – pa kujtime nuk ka të ardhme.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....