Takimi i Presidentit Pendarovski me Martin Shulc, kryetarin e Fondacionit “Fridrih Ebert”

22 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Martin Shulc, kryetarin e Fondacionit “Fridrih Ebert” dhe ish-kryetarin e Parlamentit Evropian, i cili është për vizitë në Shkup me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e dytë socioekologjik.

Në këtë takim u bisedua mbi aktivitetet e përgjithshme të këtij fonacioni në rajon dhe në Republikën e Maqedonisë së veriut, si dhe mbi ngjarjet aktuale në rajonin më të gjerë, duke përfshirë edhe invazionin rus mbi Ukrainën dhe pasojat e tij.

Presidenti Pendarovski e theksoi kontributin dhe mbështetjen e këtij fondacioni në shumë sfera, duke i përfshirë edhe integrimet evropiane, përparimin e dialogut politik, zhvillimi social dhe ekonomik dhe mbështetjen e politikave arsimore dhe rinore.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen që ky fondacion ia jep Qendrës Presidenciale për Edukim Politik dhe për realizimin e Shkollës për politika, që ka për qëllim promovimin e vlerave demokratike politike, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmit politik, tolerancës së ndërsjellë, bashkësisë dhe solidaritetit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...