Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Matarela vendosën kurora pranë varrit të Goce Dellçevit në Kishën “Shën. Spas”

9 Shtator 2022 | Kumtesat

Në suazat e vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës Italiane, Serxho Matarela në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Matarela vendosën kurora pranë varrit të revolucionarit maqedonas Goce Dellçev në Kishën “Shën. Spas”.

Të dy presidentët, pas përfundimit të ceremonisë së vendosjes së kurorave, e panë ikonostasin, ikonat dhe afresket në Kishën “Shën. Spas”.

Paraprakisht, Presidenti Stevo Pendarovski në Kabinetin e Presidentit, me ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e priti Presidentin Matarela, kurse pas takimit tet-a-tet dhe takimit plenar të delegacioneve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Italiane, u mbajt konferencë e përbashkët për shtyp e të dy presidentëve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....