Pjesëmarrja e Presidenti Pendarovski në Forumin energjetik maqedonas 2023

31 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në Forumin energjetik maqedonas 2023, që u mbajt në Shkup me organizim nga ZIP Institut, në partneritet me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Delegacionit të BE-së në Shkup, me temë “Përmirësimi i trekëndëshit  politika-financa-teknologji energjetike për rezistencë energjetike dhe tranzicion të gjelbër”.

Presidenti Pendarovski foli në panelin “Vende të vogla – tranzicione të mëdha: lideritet energjetik në kushte sfiduese”, së bashku me ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Presidenti Pendarovski tha se shtetet e vogla vështirë se mund të ndikojnë mbi skenën globale dhe mënyra e vetme që t’i projektojnë interesat e veta jashtë kufijve të tyre është nëpërmjet pjesëmarrjes në organizata ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Presidenti e theksoi rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, duke theksuar se energjetika është segment i rëndësishëm për sigurinë e përgjithshme, si dhe mbështetjen që e marrim nga Bashkimi Evropian.

Presidenti tha se edhe pse jemi në procesin e negociata për anëtarësim dhe se ende nuk jemi anëtar formal, BE-ja nëpërmjet programeve të veta e përfshiu vendin tonë në tregun energjetik panevropian, duke shtuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne si vend i vogël i cili varet nga importi i energjisë, që të jemi pjesë e tregut të energjisë në kontinent para se të bëhemi pjesë e Bashkimit.

Në diskutimin në panel, Presidenti theksoi se tregu energjetik global është çrregulluar kryesisht për shkak të invazionit rus mbi Ukrainën dhe nuk ka dukje se do të stabilizohet për një kohë të shpejtë, duke thënë se lufta në Ukrainë e ka ngadalësuar, gjithashtu, edhe tranzicionin e gjelbër. Ai tha se shansi i vetëm për shtetet e vogla është të kenë sa më shumë që mundet burime vendase të energjisë dhe të jenë sa më pak të pavarur nga importi.

“Ne jemi, për fat të keq, një shtet i varur, me dekada nuk është investuar në kapacitetet të reja energjetike, kapacitetet ekzistuese që i kemi nuk mund ta prodhojnë maksimumin e vet, sepse janë të vjetra dhe të harxhuara. Së pari duhet t’i zmadhojmë me patjetër burimet e pavarura vendase dhe së dyti, nëpërmjet grupimeve rajonale ose iniciativave të futemi në tregjet më të gjera, në lidhje me energjinë dhe këtë e bëjnë pothuajse të gjitha shtetet e rajonit. Konkretisht për ne, flasim për vendosjen në funksion të interkonektorit Greqi-Maqedoni e Veriut”, theksoi Presidenti Pendarovski, duke shtuar se më vënien në përdorim të interkonektorit Greqi – Bullgari, hapet mundësi edhe më e madhe për të gjithë rajonin tonë.

Në diskutim, Presidenti tha se duhet të punohet njëkohësisht edhe në përforcimin e vetëdijes publike për kursim të energjisë, ndryshim të shprehive dhe në gjetjen e burime alternative të rinovueshme të energjisë, duke theksuar se shteti ynë në dy vitet e kaluar është lider për zmadhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Shtetet tona, tha Presidenti Pendarovski, duhet të kërkojnë t’i gëzojnë privilegjet e tregut të përbashkët evropian.

“Është shumë e rëndësishme si një mesazh simbolik politik për qytetarët tanë në rajon, kur vjen një krizë e tillë, si kjo që është shkaktuar nga invazionit rus mbi Ukrainën, ose si e mëparshmja me kovid-19, njerëzit të kuptojnë s ene jemi de-fakto anëtare në BE, Brukseli sillet me ne si të jemi anëtarë de-fakto, ndërsa jo të thotë – do t’i keni këto privilegje të tregut të përbashkët evropian apo të tregut energjetik, pasi të bëheni vende anëtare”, apeloi Presidenti.

Ai përfundoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë të pavarur me resurset e veta të brendshme, nuk mund t’i zgjedhin këto lloje problemesh dhe duhet të jenë pjesë e BE-së, duke shtuar se për fat të keq interesi i Brukselit në vitet e kaluara ka rënë në mënyrë drastike për rajonin tonë, kurse kjo shkaktoi rënie të mbështetjes dhe zmadhim të euroskepticizmit te qytetarët në shtetet tona.

<iframe src=”//www.youtube.com/embed/99iU5e1S6Xg” width=”750″ height=”421″ allowfullscreen=”allowfullscreen”></iframe>

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....