Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 50-vjetorit të Festivalit të këngës për fëmijë “Bilbili i Artë”

27 Shtator 2020 | Kumtesat

Me rastin e edicionit të 50-të të Festivalit “Bilbili i Artë”, Presidenti Stevo Pendarovski, si përkrahës i festivali dërgoi mesazh me rastin e jubileut të rëndësishëm duke u uruar sukses të gjithë pjesëmarrësve, në të cilin theksoi:

 “Tashmë prej gjysmë shekulli Festivali “Bilbili i Artë” është pjesë e lektyrës muzikore për më të rinjtë. Mijëra këngë për fëmijë janë promovuar në edicionet e këtij festivali, kurse për shumë yje të muzikës sonë nënkuptonte dhe fillim të karrierës muzikore. Hitet e kompozuara dhe të kënduara te “Bilbili i Artë” janë të famshme deri më sot, kurse shumë të rritur i mbajnë mend akoma ditët e veta të fëmijërisë.

Pandemia kovid-19 që i ka kapur të gjitha sferat e jetës sonë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë, ka ndikuar edhe në mbajtjen e këtij festivali, i cili është manifestimi më i vjetër dhe më i dashur muzikor për fëmijë te ne, me të cilin janë rritur shumë gjenerata. Edhe pse këtë vit programi është i ndryshuar dhe i shkurtuar, më vjen mirë që festivali nuk u gjunjëzua dhe këtë vit “Bilbili i Artë” mbahet në hapësirë të hapur, në përputhje me protokollet shëndetësore për mbrojtje nga shpërhapja e virusit korona.

Si mbështetës i “Bilbilit të Artë” do të vazhdoj të jap mbështetje për zhvillimin e kreativitetit dhe të talentit të më të rinjve. Duke i kultivuar këto vlera, fëmijët do të rriten në individë të shëndetshëm me të cilët do të krenohemi si shtet. Ju uroj një edicion të suksesshëm të festivalit, shumë hite dhe evenimente të përkryera.

E uroj 50-vjetorin jubilar dhe dëshiroj që festivali të jetojë edhe shumë dekada të tjera.”

Edicioni i parë i Festivalit “Bilbili i Artë” u mbaj më 23 maj 1970, me organizim nga Shoqata për kujdes dhe edukim të fëmijëve në Qytetin Shkup. Prej atëherë, tashmë, tradicionalisht, 50 vjet me radhë mbahet në suazat e kremtimit të çlirimit të qytetit të Shkupit, 13 nëntorit.

Në suazat e këtij festivali është edhe korri i përhershëm “Bilbili i Artë” i cili i shoqëron këngëtarët në skenë. Tradicionalisht, dita e parë e çdo edicioni të këtij festivali ka karakter human dhe u dedikohet fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në Festivalin “Bilbili i Artë” nuk jepen çmime për pjesëmarrësit, sepse ky festival nuk ka karakter garues.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....