Mesazhi i Presidentit Pendarovski për fushatën “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në bazë gjinore”

25 Nëntor 2020 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski u përfshi në fushatën globale “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në bazë gjinore” të Kombeve të Bashkuara, qëllimi i të cilës është ngritja e vetëdijes për mbrojtje dhe parandalim të dhunës mbi gratë dhe vajzat dhe të dhunës në bazë gjinore. Presidenti Pendarovski në këtë mesazh theksoi se është e domosdoshme që secili prej nesh të ketë zero tolerancë ndaj të gjitha formave të dhunës në bazë gjinore, në çdo sferë – në familje, në shkolla, në institucione, në vendet e punës, në internet, në media, në hapësirat publike.

Në shenjë të mbështetjes së kësaj fushate, Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Vila Vodno” është ndriçuar me ngjyrë portokalli.

Të nderuar,

Pandemia na rikujtoi se shtëpia nuk është vendi më i sigurt për shumë gra dhe fëmijë, viktima të dhunës familjare dhe dhunës në bazë gjinore, sepse numrat flasin për një numër alarmues të rasteve të tilla, edhe te ne edhe në bot. Numrat e zmadhuara janë sinjali i fundit e na nevojitet përgjigje e përforcuar e institucioneve dhe strategji gjithëpërfshirëse dhe mbështetje e viktimave të dhunës.

Me ratifikimin e Konventës së Stambollit dhe Planit aksionar për zbatimin e saj bëmë një hap të rëndësishëm në përmirësimin e mekanizmave institucionalë për parandalim dhe mbrojtjen nga dhuna në bazë gjinore.

Megjithatë, për rezultate më të mira nevojitet edhe mbështetje buxhetore, përkushtim dhe bashkëpunim midis institucioneve dhe në nivel nacional dhe në nivel lokal. Nevojitet qasje sistematike në edukimin mbi dallimin e të gjitha formave të dhunës në bazë gjinore, si dhe mbrojtje, parandalim dhe paraqitje të dhunës, dëgjim dhe mbështetje të viktimave.

Është e nevojshme që secili prej nesh të ndërmarrë përgjegjësi. Gjithmonë kur jemi dëshmitarë të dhunës mbi gratë dhe vajzat ose dhunës familjare, obligimi ynë, para së gjithash si njerëz që ta paraqesim dhe t’u japim mbështetje dhe t’i ndihmojmë viktimat. Kërkoni ndihmë dhe paraqisni dhunën në polici, në qendrat për punë sociale, në linjat SOS, tek organizatat qytetare, informojini të afërmit apo miqtë tuaj.

Është e domosdoshme që secili prej nesh të ketë zero tolerancë ndaj të gjitha formave të dhunës së bazuar në gjini, në çdo sferë – në familje, në shkolla, në institucione, në vendet e punës, në internet, në media, në hapësirat publike.

Nëse duam një shoqëri të qytetarëve të lirë dhe me dinjitet, duhet t’u mundësojmë të gjithëve të kenë vendin e vet në bashkësinë ku do të ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur.

Të luftojmë kundër dhunës mbi gratë dhe vajzat dhe kundër të gjitha formave të dhunës në bazë gjinore, çdo ditë, të gjithë së bashku!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....