Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin malazez Jakov Millatoviq

16 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në suazat e pjesëmarrjes në Forumin për dialog Prespa 2023.

Presidenti Pendarovski e përgëzoi për zgjedhjen e tij për president të Malit të Zi, duke shprehur bindjen se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në interes të qytetarëve të të dy vendeve dhe për përparimin dhe prosperitetin e tyre do ta vazhdojnë miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin e suksesshëm bilateral.

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjet në të dy vendet dhe perspektivën e tyre evropiane, si dhe mbi ngjarjet politike, sfidat ekonomike dhe të sigurisë me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë.

Të dy presidentët shprehën përgatitjen për thellim të komunikimeve dhe shkëmbimit të përvojave në lidhje me reformat për transformim të shoqërive dhe për proceset evrointegruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian si qëllim i përbashkët në politikën e jashtme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....