Presidenti Pendarovski në vizitë në Shërbimin publik RTM

18 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Shërbimin publik RTM.

Në suazat e vizitës, Presidenti Pendarovski u takua me drejtorin Marjan Cvetkovskin dhe udhëheqjen e RTM-së, ku u bisedua mbi funksionimin dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shërbimi publik, si dhe mbi gjendjet financiare, kushtet e punës të të punësuarve dhe për rinovimin e domosdoshëm të teknikës. Në këtë takim u fol edhe për procesin e digjitalizimit të materialeve të arkivit ku Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për këtë proces të rëndësishëm dhe e theksoi rëndësinë për ruajtjen e përhershme të regjistrimeve audio dhe video, të cilat janë pasuri e jona nacionale ku përmbahen të gjitha evenimentet lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shtetit maqedonas dhe të shoqërisë maqedonase.

Presidenti Pendarovski i vizitoi edhe hapësirat ku janë vendosur materialet e arkivit, i pa edhe kushtet ku ruhen, kurse u njoh edhe me një pjesë të përmbajtjes së regjistrimeve audio dhe video.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Pendarovski u takua edhe me të punësuarit në programet informative të radios dhe televizionit, në sektorë të caktuar dhe u njoh me kushtet në të cilat punojnë, duke theksuar se është e domosdoshme që RTM-ja të jetë një shërbim publik i vërtetë, i cili do ta ketë besimin dhe mbështetjen e qytetarëve dhe do të jetë promotor i shërbimit publik dhe shtyllë e sistemit mediatik në shtet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....