Takimi i Presidentit Pendarovski me Vesna Mojsova-Çepishevska, drejtoreshë e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase

26 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti dr. Vesna Mojsova-Çepishevska, drejtoresha e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup.

Në këtë takim u bisedua mbi aktivitetet në lidhje me punën e lektorateve të gjuhës maqedonase, si dhe për planet për zgjerimin e rrjetës së lektorateve.

Drejtoresha Mojsova-Çepishevska e informoi Presidentin Pendarovski për përgatitjet për mbajtjen e Shkollës së 55-të Verore të seminarit.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e Seminarit Ndërkombëtar në studimin dhe mësimin e gjuhës maqedonase dhe afirmimin e saj në botë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit