Presidentja Siljanovska Davkova në vizitë në Republikën Italiane dhe në Selinë e Shenjtë me rastin e manifestimit “Maqedonia për nder të Shën. Kirilit

22 Maj 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova prej sot po qëndron dhe e udhëheq delegacioni shtetëror-kishtar për vizitë në Republikën Italiane dhe Selinë e Shenjtë me rastin e manifestimit “Maqedonia për nder të Shën. Kirilit”.

Më 23 maj, e enjte, në Pallatin apostolik, Presidentja Siljanovska Davkova do të ketë audiencë te kreu i Kishës Katolike Romake, Shenjtëria e tij Papa Françeskun dhe do të takohet me Sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, Imzot Pietro Parolin.

Më 24 maj, të premte, Presidentja Siljanovska Davkova në bazilikën “San Klemente” do të marrë pjesë në lutjen për nder të Shën. Kirilit. Presidentja Siljanovska Davkova do të vizitojë edhe Bazilikën “Santa Maria Maxhore” ku do të vendosë kurorë pranë pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase për nder të veprës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij.

Më 24 maj, të premte, Presidentja Siljanovska Davkova do të ketë takim tet-a-tet me Presidentin e Republikës Italiane, Serxho Matarela, pas së cilit është paraparë takim plenar i delegacioneve të të dy vendeve.

Në suazat e manifestimit “Maqedonia për nder të Shën. Kirilit”, Presidentja Siljanovska Davkova në Romë do të marrë pjesë në koncertin e Institucionit nacional “Orkestër dhome nga Manastiri”, eveniment i organizuar nga Ministria e Kulturës.

Në përbërjen e delegacionit shtetëror-kishtar, të cilin do ta udhëheqë Presidetja Siljanovska-Davkova janë zëvendësministri i Kulturës, Onur Ali, ambasadori në Rpublikën Italiane Vesel Memedi, ambasadorja në Selinë e Shenjtë, Marija Efremova, drejtori i Komisionit për Marrëdhënie midis Bashkësive dhe Grupeve Fetare, Darijan Sotirovski, mitropoliti i Dibrës dhe Kërçovës Timotej dhe mitropoliti për Evropën, g. Pimen.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...