Siljanovska Davkova u takua me përfaqësues të Projektit HOPE dhe Fondacionit BD

16 Tetor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot Rabi Torbay, Drejtoresha Ekzekutive e Projektit HOPE, si dhe Sien Avalos, Presidentja e Fondacionit BD (Becton, Dickinson and Company Foundation).

Për Presidenten Siljanovska Davkova, për më shumë se tri dekada, Projekti HOPE ka kontribuar në mënyrë të ndjeshme në forcimin e kapaciteteve shëndetësore të Maqedonisë, përmirësimin e njohurive profesionale të punonjësve të shëndetësisë dhe në zbatimin e teknologjive të reja në kujdesin shëndetësor.

Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti donacionet e pajisjeve moderne mjekësore, zbatimin e metodave shpikëse, si dhe investimet në burimet njerëzore përmes trajnimit klinik me ekspertizë ndërkombëtare.

Sipas saj, partneritetet ndërkombëtare janë të rëndësishme në krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme sistemike, të cilat në planifikimin afatgjatë do të ndikojnë mbi përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Duke vlerësuar punën e Projektit HOPE si jashtëzakonisht të suksesshme dhe frymëzuese, Presidentja Siljanovska Davkova u falënderoi atyre për përkushtimin dhe praninë e tyre në vend.

Bashkëbisedueset informuan për programet dhe aktivitetet e tyre të mëparshme dhe aktuale shëndetësore dhe humanitare.

Ata shprehën kënaqësi për bashkëpunimin me institucionet e Maqedonisë, kryesisht me punonjësit e shëndetësisë, ndërsa e theksuan gatishmërinë e tyre për ndihmë dhe mbështetje të mëtejshme.

Projekti HOPE është organizatë globale me 65 vjet përvojë, e pranishme në më shumë se 25 vende.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit