Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadorin Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup

23 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ambasadorin Kilian Val, shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Shkup.

Në këtë takim u bisedua mbi aktivitetet e përgjithshme të kësaj organizate në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbi ngjarjet aktuale në shtet, vijimin e proceseve eurointegruese, si dhe mbi planet e ardhshme në mandatin e ambasadorit Val.

Presidenti Pendarovski shprehu pritjen për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm me misionin, në prag të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, duke e theksuar përgatitjen e shtetit që të japë kontribut në promovimin e vlerave të organizatës, në një kohë sfidash për kontinentin evropian.

Presidenti Pendarovski i dëshiroi ambasadorit Val zbatim të suksesshëm të funksionit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...