Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve

8 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve – 8 Prill u dërgoi urime përfaqësuesve të bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Bashkësia rome është pjesë e pandashme e mozaikut multikulturor në shoqërinë tonë dhe nevojitet që të vazhdojmë bashkërish t’i ndjekim vlerat evropiane për barazi dhe për respektim të të drejtave fondamentale të të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

Me Strategjinë e re për inkluzion të romëve 2022 – 2030, kemi plan për drejtimin e politikave të shtetit me qëllim që t’i tejkalojmë bashkërish problemet dekadore.

Pjesëmarrja e bashkësisë rome në të gjitha rrjedhat shoqërore, kulturore dhe politike është e nevojshme për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, demokratike dhe multietnike. Të gjithë ne, kurse sidomos mbartësit e funksioneve, kemi përgjegjësinë e brezit që ta përmirësojmë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

Gëzuar 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve!

Bahtalo о 8. April sa e Romenge!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit