Kabinet i hapur me nxënësit e Programit për liderët e rinj nga bashkësitë e margjinalizuara

6 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e shkollave të mesme: SHMQSH “Shaip Jusuf”, SHMQSH “Marija Skllodovska Kiri” dhe SHMQSH “Llazar Tanev” që marrin pjesë në Programin e liderëve të rinj nga bashkësitë e margjinalizuara, qëllimi i të cilit është zhvillimi dhe përparimi i lidershipit në shoqërinë qytetare në Maqedoninë e Veriut.

Vizitorët kanë mundësi të takohen me Presidentin Pendarovski dhe të bisedojnë për planet e tyre të ardhshme arsimore dhe përcaktimet profesionale, kurse i shkëmbyen rrëfimet dhe përvojat e veta nga realizimi i deritanishëm i pesë projekteve në suazat e programit, që realizohen mbi disa fusha sociale.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti aktivitetin e tyre, duke shprehur bindjen se angazhimet e tilla kanë kontribut pozitiv në proceset shoqërore.

Gjatë qëndrimit në Kabinet, nxënësit kanë mundësi të vizitojnë edhe hapësirat ku realizohen takimet zyrtare dhe të punës, sallat ku mbahen takime, solemnitete, evenimente dhe konferenca për shtyp, si dhe ta shikojnë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritshëm” dhe “Maqedonia kujton” të akademikut Gligor Çemerskit, të vendosur në të dy muret e sallës Mozaik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....