Kabinet i hapur për nxënësit e SHMK “Kole Nedellkovski” nga Velesi dhe nga SHFK “Dimitar Milladinov” nga Shkupi

7 Prill 2023 | Kumtesat

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur sot e vizituan nxënësit e SHMK “Kole Nedellkovski” nga Velesi dhe nga SHFK “Dimitar Milladinov” nga Shkupi.

Nxënësit u takuan dhe biseduan me Presidentin Pendarovski mbi kompetencat e tij, mbi obligimet që dalin nga funksioni i Presidentit, si dhe mbi aktivitetet e rregullta. Në këtë takim, ata i shkëmbyen interesat në suazat e procesit arsimor, në kontekst të përcaktimeve të tyre të ardhshme profesionale.

Vizitorët i panë hapësirat e punës në Kabinet ku mbahen vizitat dhe takime speciale si edhe Sallën Mozaik në të cilën është vendosur diptiku impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, vepër e një prej artistëve më të rëndësishëm maqedonas, akademikut Gligor Çemerski. Nga të punësuar u njohën me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

Kabineti i hapur si pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, mundëson takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me Presidentin Stevo Pendarovski. Në periudhën e kaluar Kabinetin e kanë vizituar qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....