Kabinet i hapur për nxënësit e SHKN “Petar Zdravkovski – Penko”, të SHKN “Koço Racin” dhe të SHKN “Aleksandër Maqedonski”

15 Nëntor 2023 | Kumtesat

Nxënësit e SHKN “Petar Zdravkovski – Penko”, të SHKN “Koço Racin” dhe të SHKN “Aleksandër Maqedonski” nga Shkup, sot e vizituan Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski, në suazat e aktivitetit Kabinet i Hapur.

Vizitorët kishin mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin Pendarovski për punën dhe kompetencat e tij, kurse morën pjesë edhe në hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, solemnitetet, takimet dhe konferencat për shtyp.

Në sallën Mozaik e panë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe Maqedonia kujton” të autorit, akademik Gligor Çemerski, kurse u informuan edhe për historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit.

Kabinet i Hapur u mundëson vazhdimisht qytetarëve të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentëve nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe nxënësve nga shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare të vizitojnë Kabinetin dhe të takohen me Presidentin Pendarovski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit