Nxënësit e SHKN “Petar Pop Arsov” dhe të SHKN “Aleksandër Maqedonski” nga Shkupi për vizitë në Kabinetin e Presidentit

20 Nëntor 2023 | Kumtesat

Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski, sot në suazat e Kabinetit të Hapur e vizituan nxënësit e SHKN “Petar Pop Arsov” dhe të SHKN “Aleksandër Maqedonski” nga Shkupi.

Gjatë qëndrimit në Kabinet, nxënësit u takuan dhe biseduan me Presidentin Pendarovski mbi obligimet e tij të përditshme dhe mbi kompetencat e Presidentit, kurse i shprehën edhe interesat dhe dëshirat e tyre për përcaktimin e ardhshëm profesional.

Vizitorët u njohën edhe me një pjesë të të punësuarve në Kabinet dhe u informuan mbi historinë e Vilës “Vodno”, për një pjesë të aktiviteteve që zhvillohen, si dhe me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni. Ata i vizituan edhe hapësirat ku realizohen takimet zyrtare dhe të punës, solemnitetet dhe konferencat për shtyp.

Projekti “Kabinet i hapur”, mundëson vazhdimisht që të gjithë qytetarët dhe institucionet e interesuara ta vizitojnë Kabinetin dhe të takohen me Presidentin Pendarovski. Këtë institucione deri më tani e kanë vizituar mijëra qytetarë të moshave, profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë, si dhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....