Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar së Republikës së Panamasë

23 Shkurt 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i priti letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar së Republikës së Panamasë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ana Maria Rejes Kastilo, me seli në Romë.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, duke i uruar edhe mandat të suksesshëm, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se edhe përkrah largësisë gjeografike midis dy shteteve dhe përkatësisë së tyre në rajone të ndryshme, ekziston interes i përbashkët dhe potencial i theksuar për bashkëpunimin gjithëpërfshirës dhe të frytshëm, në interes të popujve të të dy vendeve.

Ambasadorja e sapoemëruar Ana Maria Rejes Kastilo e transmetoi interesin e Republikës së Panamasë në gjetjen e iniciativave të përbashkëta për përparimin e shkëmbimit në pjesën e bashkëpunimit në kulturë, tregti dhe shkencë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit