Bashkëshortja e Presidentit mori pjesë në diskutimin në panel me temë “Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit”

13 Nëntor 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, znj. Elizabeta Gjorgievska, sot mbajti fjalim në diskutimin në panë me temë “Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit”, që u mbajt në Europe House – Shkup, në prag të Ditës Botërore të Luftës kundër Diabetit, 14 Nëntorit.

Duke pasur parasysh të dhënat dhe njohuritë aktuale të treguara nga bashkëfolësit e sotëm, bashkëshortja e Presidentit shprehu shqetësim për trendin global rritës me të cilin po ballafaqohen individët dhe familjet me sfidat e diabetit. Përvojat theksoi znj. Gjorgievska dëshmojnë se shumica e problemeve shëndetësore, duke përfshirë edhe diabetin, lidhen me mënyrën e parregullt të jetesës. Prandaj nevojitet me patjetër aktivitet fizik më i madh, ushqim si duhet dhe diagnostikim i hershëm gjendjes apo sëmundjes së caktuar.

Sipas saj tendencat e tilla e theksojnë urgjencën për përpjekje të përbashkëta në luftën kundër diabetit në shumë fronte.

“Nga ky aspekt vetëm do të përmend se diabeti, midis personave të tjerë profesionalë mund ta vërë re edhe stomatologu, duke pasur parasysh simptomat që shfaqen në zgavrën e gojë”, theksoi Gjorgievska, duke e theksuar nevojën për skrining të hershëm të pacientëve, me të cilin do të parandaloheshin komplikimet karakteristike që shfaqen në fazat më të vonshme të një gjendje të caktuar shëndetësore.

Në fjalimin para të pranishmëve, bashkëshortja e Presidenti e theksoi nevojën për destigamtizim të pacientëve që ballafaqohen me diabetin.

“Sa më shumë flasin për një problem të caktuar aq më e vogël është stigma, sepse nëpërmjet diskutimit rritet vetëdija te qytetarët. Njerëzit tremben nga e panjohura, kur flitet për të, mund të ketë qasje shumë më efikase për një problem”, theksoi znj. Gjorgievska, duke i përgëzuar edhe për Protokollin e promovuar para pak kohe se si të veprohet me fëmijët me diabet në shkolla dhe kopshte, si dhe të librin “Diabet tip 2 – nga parandalimi deri te trajtimi përkatës”, që është rezultat i entuziazmit dhe dëshirës së shumë doktorëve përcaktimi profesional i të cilëve është puna në fushën e diabetit.

Në këtë eveniment të organizuar nga Health Hub, fjalime profesionale kishin dr. Irfan Ahmeti – kryetari i Komisionit Nacional për Diabetin, dr. Tatjana Milenkoviq – kryetare e Shoqatës Maqedonase Shkencore të Endokrinologëve dhe Diabetologëve, prof. dr. Lidija Popovska – internist, kardiolog, nënë e një fëmije me diabet tip 1dhe dr. Argjend Muça – drejtor i Klinikës së Endokrinologjisë, kurse fjalën e mori edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....