Pendarovski- Pahor: Fillimi formal i negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë imperativ për BE-në

16 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në “Vilën Biljana” në Ohër, u takua me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, në suazat e “Prespa Forumi për dialog”, i cili nga 16 qershori deri më 18 qershor 2022 po mbahet me mbështetje nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim janë riafirmuar marrëdhëniet e përkryera bilaterale pa çështje të hapura, të bazuara në miqësinë tradicionale q cila këtë vit është shënuar në mënyrë solemne me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti formimin e Qeverisë së re sllovene, duke theksuar bindjen e vet se do të vazhdojë aleanca e  fuqishme e strategjike, partneriteti dhe bashkëpunimi i shumëvjeçar konstruktiv midis dy vendeve. Ai e falënderoi për mbështetjen konsistente konstruktive në plan bilateral, rajonal dhe ndërkombëtar, sidomos të zëshëm gjatë kryesimit të Sllovenisë me Këshillin e BE-së. Prioritizimi i çështjes për integrimin evropian të rajonit është gjithmonë në krye të agjendës së politikës së jashtme sllovene, tha Presidenti Pendarovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....