Presidenti Pendarovski e priti Pepo Levin, kryetarin e ri të Bashkësisë Hebraike

23 Shkurt 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti Pepo Levin, kryetarin e ri të Bashkësisë Hebraike.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski u ka dërguar urime për emërimin e Pepo Levit për kryetar të Bashkësisë Hebraike dhe e ka theksuar angazhimin e vet për bashkëpunim me Bashkësinë Hebraike, si dhe me bashkësitë e tjera fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në interes të mirëkuptimit dhe respektimit të dallimeve si një nga vlerat themelore në shoqërinë tonë.

Presidenti Pendarovski duke e theksuar rolin e udhëheqësve të bashkësive fetare në kultivimin e bashkëjetesës, si një kusht i rëndësishëm për prosperitet dhe përparim, shprehu pritjen se kryetari i ri dhe të gjithë përfaqësuesit e Bashkësisë Hebraike, si edhe deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në të ardhmen tonë të përbashkët.

Në këtë takim u fol edhe mbi aktivitetet e Bashkësisë Hebraike, si dhe për planet dhe angazhimet e tyre të ardhshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....