Përfaqësues nga Kabineti i Presidentit vendosën lule me rastin e 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës

2 Gusht 2023 | Kumtesat

Me rastin e festimit të festës shtetërore 2 Gusht, Ilinden – Dita e Republikës, përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosën lule pranë përmendoreve në Shkup, Krushevë dhe Smilevë.

Në Shkup, sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit, Mile Boshnjakovski, vendosi lule të freskëta pranë përmendores së KAÇKM-së në parkun “Gruaja luftëtare”, pranë përmendores së Nikolla Karevit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pranë përmendores së Metodija  Andonov – Çentos në sheshin “Maqedonia” dhe pranë përmendores “Fuqi, Lavdi dhe Fitore” në kalanë Kale.

Në Krushevë, përfaqësues i Kabinetit të Presidentit vendosi lule pranë varrit të Nikolla Karevit, pranë përmendores së heronjve në vendin “Sliva” dhe në Meçkin Kamen.

Në Smilevë, përfaqësues i Kabinetit të Presidentit vendosi lule pranë Tumës së Dame Gruevit, pranë përmendores së ilindenasve nga Smileva dhe pranë pllakës përkujtimore të batalionit partizan “Dame Gruev”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit