Përfaqësues të shkollës së gjuhëve të huaja “Kliti School” nga Kosova për vizitë në Kabinetin e Presidentit

19 Nëntor 2023 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit Kabinet i Hapur, vizitorë të sotshëm të Kabinetit të Presidentit ishin nxënësit, kuadri arsimor dhe udhëheqës i shkollës së gjuhëve të huaja “Kliti School” nga Kosova.

Gjatë vizitës së hapësirave të Kabinetit ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, të punësuarit në Kabinet i njohën mysafirët e sotshëm me historinë e objektit dhe mënyrën e funksionimit të institutit. Në sallën Mozaik vizitorët e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritshëm” dhe “Maqedonia – kujton” – vepër e autorit bashkëkohor, akademikut Gligor Çemerski.

Vizitorët kishin mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin Stevo Pendarovski ku u njohën me kompetencat dhe punën e Presidentit. Ata e informuan Presidentin mbi aktivitetet dhe mësimdhënien e kurseve për gjuhët e huaja, si dhe për orët shtesë për arsimin fillor të cilat mbahen në këtë shkollë të gjuhëve të huaja.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....