Presidenti Pendarovski në Forumin për dialog Prespa 2023: Nuk do të dëshiroja që lufta në Ukrainë të jetë nxitje për diçka pozitive siç është zgjerimi i BE-së

16 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në sesionin “Paqja dhe demokracia përballë luftës dhe autokracisë” në Forumin për dialog Prespa 2023, që mbahet në Strugë me temë “Familje e zgjeruar evropiane deri në 2030: Mision i (pa)mundshëm?”.

Para pjesëmarrësve në këtë forum Presidenti Pendarovski foli mbi çështjen e agresionit rus mbi Ukrainën dhe ndryshimet që lufta i solli në kontinentin evropian.

Presidenti Pendarovski theksoi se lufta në Ukrainë e ktheu fokusin e gjeopolitikës dhe mënyre gjeopolitike e të menduarit u bë dominuese në Bashkimin Evropian në lidhje me çështjen e zgjerimit. Nëse lufta në Ukrainë është shkas që Bashkimi Evropian ta kthejë interesin për zgjerim me rajonin e Ballkanit Perëndimor, atëherë, sipas Presidentit Pendarovski, shumë natyrshëm imponohet pyetja – Çfarë do të ndodhë kur lufta në Ukrainë do të përfundojë? A do t’i kthehemi të zakonshmes, që nënkupton më pak vëmendje për Ballkanin Perëndimor si rajon dhe kjo jo vetëm në raport me zgjerimin? – Nuk do të dëshiroja që lufta të jetë nxitje për diçka pozitive që duhet të ndodhë, tha Presidenti Pendarovski.

Sipas Presidentit Pendarovski, tempi i ngadalshëm i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian është kërcënim për demokracinë dhe paqen në Ballkan. Procesi negociues, sipas Presidentit maqedonas i përparon proceset demokratike në vendet kandidate, kurse pa mbikëqyrjen e BE-së, prapambetja është e dukshme, kurse në shumë raste edhe e pashmangshme. Mandej, sipas Presidentit Pendarovski, pritja e gjatë për anëtarësim në BE mund të shkaktojë që njerëzit të kërkojnë zgjidhje alternative dhe të ketë rënie të theksuar të mbështetjes për anëtarësim në BE, kurse pa procesin aderues lihet më shumë hapësirë për ndikime kancerogjene për shkak të faktit se vendi kandidat nuk është pjesë e mekanizmave të përbashkëta për shkëmbim të informacioneve dhe menaxhimit me krizat.

Që të shikojmë përparim sistematik dhe pa kthim, na nevojitet kornizë – juridike, politike dhe ekonomike, plus siguri dhe zbulim. BE-ja, sipas Presidentit, është kornizë e përkryer për tre komponentët e parë, kurse NATO-ja për dy të fundit.

Presidenti Pendarovski foli, gjithashtu, edhe mbi mundësitë dhe sfidat që i ofron inteligjenca artificiale dhe në atë drejtim i përshëndeti iniciativat që ndërmerren nga qeveritë dhe organizatat ndërkombëtar me qëllim që të gjejnë zgjidhje për shfrytëzim të dobishëm të inteligjencës artificiale për të mirën publike dhe përparimin, duke shtuar se autokratët mund ta keqpërdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të ngjashme siç i keqpërdorin edhe mediat sociale.

Në lidhje me pjesëmarrjen në politikë të grave dhe të rinjve vend dhe në rajon, Presidenti Pendarovski theksoi se rruga për përfshirjen e tyre në proceset e marrjes së vendimeve ka qenë gjithmonë e vështirë në shoqëritë ku kanë dominuar burrat, por se nevojitet veprim afirmues për pjesëmarrjen e tyre në politikë dhe në proceset e vendimmarrjes.

Në këtë sesion folën edhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatinoviq, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndihmëssekretari i përgjithhsëm i OKB-së, Mirosllav Jença dhe përfaqësuesi rinor, Zorana Antovska, kurse viedofjalim kishte edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....