Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në Forumin për dialog Prespa 2023

15 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në Forumin për dialog Prespa 2023, që sot dhe nesër mbahet në Strugë mbi temën “Familja e zgjeruar evropiane deri në 2030: Misioni i (pa)mundshëm”.

Nesër më 16 qershor 2023, të premte, në orën 9.30 Presidenti Pendarovski do të mbajë fjalim në sesionin “Paqja dhe demokracia përballë luftës dhe autokracisë”.

Është paraparë që Presidenti Pendarovski të takohet me Presidentin e Republikë s së Kroacisë, Zoran Millanoviq, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq dhe me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së për Evropë, Azinë dhe Amerikën Qendrore, Mirosllav Jença.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit