Pjesëmarrësit në evenimentin multimedial karvani “Lër gjurmë” për vizitë në Vilën Biljana në suazat e “Kabinetit të hapur”

20 Gusht 2023 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, Vilën Biljana në Ohër e vizituan pjesëmarrësit në evenimentin multimedial të karvanit “Lër gjurmë!” i cili është pjesë e serisë së evenimenteve publike të titulluar “Eja tregoje rrëfimin tënd – Lër gjurmë” të zbatuar nga Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me mbështetje të projektit për luftë kundër urrejtjes dhe mostolerancës nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Vizitorët patën mundësi ta vizitojnë dhe të njihen me të dhënat historike për Vilën Biljana, u informuan mbi punën dhe kompetencat e Presidentit Pendarovski, kurse i vizituan edhe hapësirat ku janë realizuar takimet zyrtare dhe të punës.

Në suazat e kësaj vizite, vizitorët patën mundësi të njihen dhe bisedojnë me bashkëshorten e Presidentit Elizabeta Gjorgievskën, me të cilën biseduan mbi tema lidhur me aktivitetet e saj, si dhe për përfshirjen e saj në evenimentin multimedial karvani “Lër gjurmë!”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....