Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në Takim e 54-t vjetor të Forumit botëror ekonomik në Davos

15 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski më 16 dhe 17 janar 2024 do të marrë pjesë në Takimin e 54-t vjetor të Forumit botëror ekonomik, me titull “Ripërtërimi i besimit” që mbahet në Davos, Konfederatën Zvicerane.

Është paraparë që Presidenti Pendarovski të marrë pjesë në sesionin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, në takimin joformal të liderëve ekonomike botërorë “Kthimi i besimit në sistemin global” dhe në mbrëmjen zyrtare “Ndërtimi i Evropës së të nesërmes”.

Në takimin e sivjetshëm të Forumit ekonomik botëror në Davos është paraparë pjesëmarrje e mbi 100 shefave të shteteve dhe qeverive, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare udhëheqëse, si dhe të përfaqësuesve të shoqërisë qytetare, ekspertëve, përfaqësuesve të rinj, sipërmarrësve socialë dhe shtëpive gazetareske.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....