Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë

20 Mars 2022 | Kumtesat

Me rastin e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

C’est aujourd’hui la Journée internationale de la Francophonie! Sot është Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë! Sot, kur gjuhët flakëruese të luftës po kërcënohen ta ndryshojnë botën të cilën e njohim, edhe më shumë duhet t’i afirmojmë vlerat në të cilat besojmë dhe të cilat na nxitin të vazhdojmë mandej, përkundrejt të gjitha sfidave. Vlerat e demokracisë, të të drejtave të njeriut, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë, 20 marsi na jep mundësi të flasim dhe njëherë mbi këto vlera, të cilat janë pjesë edhe e idesë dhe misionit të Frankofonisë. Të flasim frëngjisht, gjuhën nëpërmjet të cilës nëpër histori është theksuar ideja për liri, vëllazëri dhe barazi. Të respektojmë në veçanti gjuhën e Molierit dhe të traditës frankofone të vendit tonë, duke ditur se njëkohësisht bëhet fjalë për traditë të gjallë e cila është urë edhe për të ardhmen në Evropën tonë të bashkuar.

Frankofonia është respektim i dallimeve dhe i ndërthurjes kulturore e cila na shërben si inspirim dhe nxitje për kultivim të gjuhës, traditës, historisë. Platformë e vlerave për afirmimin edhe të identitetit, gjuhës dhe historisë maqedonase, si dhe kultivim të asaj që është palca e çdo shoqërie: toleranca, solidariteti, multikulturalizmi.

Shoqëria maqedonasi jeton ato vlera. Dita e Frankofonisë le të jetë inspirim që të praktikohen këto vlera, midis të tjerash edhe nëpërmjet mësimit të gjuhës franceze.

Gjuhët flakëruese të luftës t’i zëvendësojmë me gjuhën e diplomacisë, artit, dashurisë.
Ensemble, nous construisons la Francophonie de l’avenir!
Ta krijojmë së bashku Frankofoninë e të ardhmes!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....