Vizita para Vitit të Ri e Presidentit Pendarovski dhe bashkëshortes Gjorgievska në repartet e fëmijëve në disa klinika në Shkup

29 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska sot vizituan reparte të fëmijëve në disa klinika në Shkup.

Gjatë vizitës në ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve, Shkup, Presidenti Pendarovski me bashkëshorten Gjorgievska, pacientëve më të vegjël të cilët janë këtu u lexuan libër me rrëfime për fëmijë dhe u dhuruan pako për vitin e ri. Në suazat e kësaj vizite, ata u takuan edhe me drejtoreshën e klinikës, Stojka Naceve-Fushtiq me të cilën biseduan mbi kushtet e punës dhe aktivitetet në drejtim të dhënies së shërbimit më të mirë shëndetësor për fëmijët që janë pacientë në këtë klinikë.

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska më parë ishte për vizitë në ISHP Instituti për sëmundjet e mushkërive te fëmijët – Kozle, Shkup dhe ISHP Klinika e kirurgjisë për fëmijë, Shkup, ku vizitoi disa reparte për fëmijë ku fëmijëve u dha pako për vitin e ri.

Gjatë vizitës në këto dy klinika, Gjorgievska kishte mundësi të bisedojë me të punësuar të cilët i falënderoi për kujdesin dhe përkushtimin me të cilin kujdesen për pacientët që janë fëmijë në institucionet e tyre. Gjatë bisedës me Besnik Zeqirin, drejtorin e ISHP Instituti për sëmundjet e mushkërive te fëmijët, Shkup dhe me Sllavica Litajkovskën, drejtoreshë e ISHP Klinika e kirurgjisë për fëmijë, Shkup, bashkëshortja e Presidentit u informua mbi funksionimin, aktivitetet aktuale dhe planet për punën e këtyre institucioneve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....