Presidentët Pendarovski dhe Pahor morën pjesë në stërvitjen prezantuese në Kampin për trajnim në ujë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

26 Shtator 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti Suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, sot në Ohër e vizituan Kampin për trajnim në ujë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidentët Pendarovski dhe Pahor, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-kolonelin Vasko Gjurçinovski u njohën me një pjesë të trajnimit të cilin e kryejnë përfaqësuesit e batalionit të forcave speciale, si dhe me mundësitë dhe me mënyrën e punës të cilat i ofrojnë këto kapacitete të Armatës në përbërjen e Komandës për Trajnime dhe Doktrina.

Përfaqësuesit e Batalionit të forcave speciale para presidentëve Pendarovski dhe Pahor, nëpërmjet ushtrimeve metodike-prezantuese i treguan procedurat të cilat zbatohen në situatën e krizës së pengjeve në një objekt lundrues. Në këtë ushtrim janë përfshirë edhe helikopterë të VING-ut ajror të Armatës ku u demonstrua një shkallë e lartë e trajnimit dhe ushtrimit për të kryer detyra të komplikuara në ujë, në përputhje me standardet e NATO-s të cilat përdoren në situata të tilla.

Para ushtrimit, Presidenti slloven Pahor u njoh edhe me misionin dhe detyrat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse përfaqësuesit e Batalionit të forcave speciale para të pranishmëve prezantuan një ushtrim ku u treguan një pjesë e shkathtësive të arteve marciale.

Duke e theksuar nivelin e lartë të profesionalizmit të përfaqësuesve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për kryerjen e detyrave të cilat dalin nga anëtarësimi ynë i plotë në NATO, Presidenti Pendarovski pas përfundimit të ushtrimit theksoi se përfaqësuesit e Armatës janë të trajnuar dhe të përgatitur për reagime ndaj të gjitha sfidave në suazat e misionit të tyre.

Paraprakisht në Ohër, presidentët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, Stevo Pendarovski dhe Borut Pahor vizituan një pjesë të përmendoreve të kulturës. Nikoqiri, Presidenti Pendarovski e njohu kolegun e vet Pahor me një pjesë të historisë së kishës së Shën. Mëria Perivlepta, Galerisë së Ikonave, si dhe me historinë e pasur të kishës së Shën. Sofisë.

Me qëndrimin dhe aktivitetet në Ohër përfundoi vizita zyrtare, dyditore e Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....