Presidenti Pendarovski e priti Dejan Georgievskin, nënkampionin olimpik maqedonas në taekvondo

18 Gusht 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Dejan Georgievskin, i cili në Lojërat Olimpike në Tokio fitoi medalje të argjendtë në taekvondo.

Presidenti Pendarovski duke e uruar për arritjen e jashtëzakonshme dhe për medaljen e marrë, Dejan Georgievskin, theksoi se suksesi i tij solli një lavdi dhe gëzim të madh për të gjithë shtetin dhe ishte një akt i cili i bashkoi të gjithë qytetarët.

“Ju faleminderit në emër të të gjithë qytetarëve që na bëtë krenarë dhe që vërtetuat se me përpjekje dhe mund të madh, profesionalizëm dhe përkushtim nuk ka qëllime të paarritshme. Dhatë shembull për të gjithë sportistët maqedonas se mund të arrijnë majat botërore sportive, shembull të cilin shpresoj se do ta ndjekin të rinjtë”, tha Presidenti Pendarovski në këtë takim.

Presidenti shprehu shpresën se ky është vetëm fillimi i sukseseve të mëdha, si për Dejan Georgievskin, ashtu edhe për këtë sport në shtetin tonë dhe shprehu bindjen se sportistët maqedonas do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij.

Dejan Georgievski fitoi medalje argjendi në taekvondo në Lojërat Olimpike në Tokio, që është suksesi më i madh historik i arritur nga një sportist maqedonas në Lojërat Olimpike që nga pavarësia e shtetit tonë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....