Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të emëruar të Rumanisë

2 Shkurt 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të AdelaMonikaAksinte, ambasadorja e re e emëruar, e jashtëzakonshme dhe e autorizuar e Rumanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Duke i uruar mirëseardhjen ambasadores MonikaAksinte, Presidenti Pendarovski në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale i theksoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve të cilat karakterizohen nga dialogu i hapur dhe nga përpjekjet e përbashkëta për pasurimin e tyre në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

„Dëshiroj të theksoj veçanërisht bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave si shtete aleate në suazat e NATO-s, por edhe mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme dhe parimore të Rumanisë në sferën e integrimeve evropiane në vendin tim. Në këtë kuptim pres që Maqedonia e Veriut, më në fund, edhe formalisht të fillojë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare“, tha Presidenti Pendarovski, duke theksuar se edhe në periudhën në vijim presim mbështetjen e qartë dhe të plotë të Rumanisë, si mike, aleate dhe partnere strategjike e rajonit tonë, por edhe si promotore dhe lobiste për Maqedoninë e Veriut në këtë proces.

Duke e theksuar shkallën e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale e cila vërtetohet edhe me bashkëpunimin e afërt gjatë krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemi me kovid-19 dhe në ballafaqimin me pasojat e saj, Presidenti Pendarovski e falënderoi qeverinë rumune për ndihmën për sistemin shëndetësor, duke shprehur pritjen se në të ardhmen do të intensifikohet edhe bashkëpunimi ekonomik midis dy shteteve, si dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkencës, hulumtimit dhe inovacioneve.

„Jam i bindur se gjatë mandatit Tuaj, trendi pozitiv i bashkëpunimit do të vazhdojë të zmadhohet nëpërmjet dialogut konstruktiv politika në nivelin më të lartë. Kështu, dëshiroj t’i dërgoj ftesë kolegut tim të nderuar, Presidentit KlausJohanis për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në një të ardhme të afërm.  Do të ishte nderi dhe kënaqësia ime të jem nikoqiri i tij“ tha Presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski iu referua edhe respektimit dhe përparimit të statusit të bashkësisë maqedonase në Rumani dhe të bashkësisë rumune në Maqedoninë e Veriut, të cilat siç theksoi ai, janë urëlidhje midis dy vendeve, me përpjekje të shprehura qartë, të përbashkëta për kultivimin, përparimin dhe pasurimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në këtë plan.

Ambasadorja MonikaAksinte në fjalimine  vet theksoi se mbështetja e Rumanisë në zgjerimin e Be-së është e fortë dhe e përhershme, duke përfshirë edhe kohën e kryesimit të tyre me Këshillin e BE-së. Duke shprehur keqardhjen që konsensusi i pritur për miratimin e kornizës negociuese nuk mund të arrihet ende, ambasadorja rumune theksoi e shteti vazhdont’i mbështesë përpjekjet e përbashkëta për identifikim të konsensusit të nevojshëm që të përshpejtohet procesi.

„Nga kjo perspektivë Rumani e përshëndet riafirmimin e përpjekjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përparim në rrugën evropiane të vendit dhe vendosmërinë për zbatimin e reformave të nevojshme sepse nuk ekziston alternativë tjetër për integrimin evropian. Konsiderojeni mbështetjen e tërësishme të Rumanisë në këtë drejtim“ tha ambasadorja MonikaAksinte.

Në kontekst të anëtarësimit formal të shtetit tonë në NATO, ambasadorja MonikaAksinte e përshëndeti faktin që Republika e Maqedonisë së Veriut jep vazhdimisht kontributin e vet në misionet dhe operacionet paqësore,  nëpërmjet të cilit siç theksoi ajo, është pjesëmarrës i besueshëm në sigurimin e stabilitetit në mjedisin rajonal dhe global të sigurisë.

„Do ta kishimvlerësuar sidomos pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në suazat e strukturave të NATO-s të pranishme në Rumani, siç është brigada rumune në iniciativë për përgjigje të NATO-s, duke u dërguar kështu sinjal i qartë për përgatitjen  për përfshirje në sigurimin e rajonit të Detit të Zi“, theksoi ambasadorja rumune, duke e përshëndetur marrëveshjen e shtetit tonë të kryesojë me OSBE-në në vitin 2023.

Ambasadorja theksoi se Rumania e vlerëson sidomos përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e shoqërisë autentike, shumetnike dhe multikulturore, duke shprehur përgatitjen për bashkëpunim në mbrojtjen e identiteti kulturor dhe gjuhësor të pakicave tona.

Duke i uruar sukses në ushtrimin e funksionit të përgjegjshëm, Presidenti Pendarovski theksoi se ambasadorjaMonikaAksinte do ta ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të tërësishëm.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....