Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Zvicrës, Veronik Ulman Marti

8 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Veronik Ulman Marti, ambasadores së sapoemëruar të Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë ceremoni të dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski theksoi se të dy vendet i bashkojnë miqësi tradicionale dhe të sinqerta të bazuara në bashkëpunim dhe në respektimin e ndërsjellë. Te Konfederata Zvicerane, siç theksoi Presidenti Pendarovski, Maqedonia e Veriut shikon një aleat të madh dhe të sinqertë në procesin e realizimit të prioriteteve të politikës së jashtme të vendit.

“Do të dëshiroja që në periudhën e ardhshme t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike, duke pasur parasysh potencialin e të dy shteteve”, shtoi Presidenti Pendarovski.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski nënvizoi se një nga segmentet më të rëndësishme të marrëdhënieve bilaterale janë emigrantët nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Presidenti Pendarovski theksoi se për vendit tonë është e rëndësishme që Konfederata Zvicerane dëshmon përgatitje të qartë për mbështetjen e zhvillimit demokratik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Programi zhvillimor zviceran i shndërruar në strategjinë e re për Maqedoninë e Veriut për periudhën 2021-2024 me të cilin do të alokohen 65 milionë franka zvicerane në fushat e qeverisjes demokratike, punësimit dhe zhvillimit ekonomik, infrastrukturës dhe mjedisit jetësor, përbëjnë një kontribut dhe nxitje të rëndësishme në zhvillimin e komunave dhe të institucioneve në shtet”, konkludoi Presidenti Pendarovski.

Duke theksuar se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të përkryera, ambasadorja Ulman Marti theksoi se ato janë intensifikuar nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1994 dhe hapjen e Ambasadës Zvicerane në vitin 2000. Ambasadorja, Ulman Marti theksoi se elementi kryesor në marrëdhëniet bilaterale është Programi zviceran për bashkëpunim bilateral.

“Programi i ri për bashkëpunim është miratuar në fillim të këtij viti. Ai fokusohet në qeverisjen demokratike inkluzive, punësimin dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, si dhe në mjedisin jetësor dhe ndërmarrjet publike të qëndrueshme”, shtoi ambasadorja Ulman Marti.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadores së sapoemëruar të Konfederatës Zvicerane në Maqedoninë e Veriut, Veronik Ulman Marti sukses në kryerjen e funksionit të përgjegjshëm diplomatik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....