Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Socialiste të Vietnamit, Do Hoang Lon

21 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar, Do Hoang Long, të Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalim gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale Presidenti Pendarovski, duke i uruar mirëseardhje të përzemërt në vendin tonë  ambasadorit vietnamez, tha se të dy vendet e largëta i lidh një miqësi shumëvjeçare, kurse në memorien kolektive të popujve tanë miq është gdhendur thellë vlerësimi i paqes dhe stabilitetit, si parakushte kryesore për zhvillim. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Vietnami japin mbështetjen dhe kontributin e vet në bashkësinë ndërkombëtare për promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global. Presidenti vlerësoi se ekziston një potencial enorm i pashfrytëzuar dhe interes i ndërsjellë për përparimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral.

Ambasadori i Republikës Socialiste të Vietnamit, Do Hoang Long në fjalën e vet theksoi se do të bëjë gjithçka që mundet që të kontribuojë në miqësinë dhe bashkëpunimin e frytshëm midis dy vendeve dhe shprehu pritjen për mbështetje dhe ndihmë nga institucionet tona.

Presidenti Pendarovski i uroi sukses dhe fat ambasadorit Do Hoang Long në zbatimin e misionit të tij të vlerësuar dhe të përgjegjshëm dhe shprehu bindjen se në zbatimin e obligimeve të tij diplomatike do ta gëzojë mbështetjen tonë të tërësishme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....