Presidenti Pendarovski i vizitoi njësitë dhe shtabin lokal të krizës në Komunën e Tetovës: Armata do të angazhohet kudo ku të ketë nevojë

14 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot i vizitoi njësitë e armatës në kazermën “Kuzman Josifovski Pitu” në Tetovë. Batalioni i tretë këmbësor në suazat e kësaj kazerme është njësia e parë prej të cilës u dërguan ushtarë në Dibër dhe në Qendër Zhupa, menjëherë pas shpalljes së gjendjes së krizës. Në bisedë me përgjegjësit në këtë kazermë, Presidenti Pendarovski u informua mbi aktivitetet e përfaqësuesve të Armatës, të cilat janë zbatuar tani dhe ato që janë në vijim, gjatë ballafaqimit me virusin Kovid-19. Në deklaratën për mediat, Presidenti Pendarovski tha se sot me Armatën kanë biseduar se si të përmirësohet sinkronizimi me vetëqeverisjen lokale, në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme.

 

“Njësitë e Armatës, jo vetëm këtu, por kudo qoftë në shtet, ku nevojitet do të angazhohen dhe janë angazhuar në disa detyra. Ata, përveç kontrollit aty ku është nevoja në pikat hyrëse dhe dalëse të komunave, përkatësisht qyteteve dhe vendeve të banuara, marrin pjesë në mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në shpërndarjen e ushqimit dhe medikamenteve deri te kategoritë vulnerabile të popullatës dhe, nënkuptohet, me njësitë e veta speciale merr pjesë në dezinfektimin e objekteve publike ose sipërfaqeve publike, të rrugëve etj., sepse për këtë ekzistojnë resurse në Armatë, të cilat në këtë situatë u janë dhënë në dispozicion edhe vetëqeverisjeve lokale”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Në kontekstin e  30 ditëve të gjendjes së jashtëzakonshme të cilat përfundojnë këtë javë, Presidenti Pendarovski tha se të enjte në mesditë do të mbahet përsëri seanca e Këshillit të Sigurimit.

Mandej, siç tha Presidenti Pendarovski, nëse atij i vjen kërkesë nga Qeveria, është krejtësisht e njohur se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë edhe 30 ditë të tjera.

“Sipas asaj që e di deri më tani, atë e di edhe opinioni, ato informacione ju janë dhënë juve të gjithëve, nuk ka asnjë sekret, dhe nuk duhet të ketë në raport me këtë pandemi, mendoj se shanset janë të njohura ose të mëdha që të shpallen edhe 30 ditë të tjera të gjendjes së jashtëzakonshme, sepse edhe mjedisi përreth nesh, kjo është pandemi, ky nuk është problem vetëm te ne, megjithatë edhe gjendjet e brendshme të cilat nuk eskalojnë, por nuk janë reduktuar ende theksueshëm, kërkojnë një lloj të tillë angazhimi nga të gjitha institucionet kompetente dhe një lloj të tillë gjendjeje”, shtoi Presidenti Pendarovski.

Gjatë vizitës në Tetovë, Presidenti Pendarovski u informua edhe mbi punën e shtabit lokal të krizës në Komunën e Tetovës, i cili përbëhet nga doktorë prej disa institucioneve shëndetësore, përfaqësues të policisë në Tetovë, përfaqësues të Kryqit të Kuq, të shërbimit të zjarrfikës, si dhe përfaqësues nga Qendra për Menaxhim me Krizat. Duke i falënderuar për angazhimin pa rezervë, Presidenti Pendarovski theksoi se bashkëpunimi i ndërsjellë rezulton me solidaritet dhe kohezion të fuqishëm.

“Në këtë betejë jemi të gjithë së bashku dhe këtë betejë do ta fitojmë vetëm nëse punojmë së bashku. Asnjë prej nesh nuk mund t’i përgjigjet vetë kësaj sfide. E di që është e vështirë dhe nga ana fizike dhe psikike. Por duhet të jemi të qëndrueshëm”, u rekomandoi Presidenti  Pendarovski anëtarëve të shtabit të krizës të Tetovës.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....