Presidenti Pendarovski mori pjesë në orën e hapur në lëndën zgjedhore “Gjuha dhe kultura e romëve”

7 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në orën e hapur të lëndës “Gjuha dhe kultura e romëve” në SHF “Vëllezërit Ramiz Hamid” në Shuto Orizare me rastin e 5 Nëntorit – Ditës Botërore të Gjuhës Rome. Nxënësit dhe mësimdhënësit lëndorë në suazat e orës së hapur recituan poezi në gjuhën rome, nëpërmjet prezantimit e treguan historinë  gjuhës rome, kurse luajtën edhe një shfaqje të shkurtër.

Duke e uruar Ditën Botërore të Gjuhës Rome, Presidenti Pendarovski, i përgëzoi për angazhimin arsimtarët dhe të gjithë faktorët e bashkësisë rome, fëmijët që e ndjekin mësimin e gjuhën e vet amtare që nga klasa e parë deri në të nëntën në të gjitha lëndët. Kjo, siç theksoi Presidenti Pendarovski nevojitet që ta mundësojnë institucionet shtetërore sa më shpejt.

Në orën e hapur morën pjesë 20 nxënës nga klasa e shtatë, tetë dhe e nëntë, arsimtarët të cilët ligjërojnë lëndë nga fusha gjuhësore dhe kuadri udhëheqës i kësaj shkolle nëntëvjeçare.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut bashkësia rome e cila nuk ka mësim në gjuhën e vet amtare, deri në vendosjen e arsimit themelor nëntëvjeçar, gjuhën amtare e ka mësuar si lëndë fakultative nga klasa e parë deri në të tetën. Nga viti 2008 e këndej, romët gjuhën e vet amtare e mësojnë nëpërmjet lëndës zgjedhore “Gjuha dhe kultura e Romëve” nga klasa e tretë deri në të nëntën.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....