Presidenti Pendarovski mori pjesë në takimin e liderëve të QBPS-së “Agresioni rus mbi Ukrainën: moment i ri për zgjerimin e BE-së?”

17 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në takimin e liderëve të organizuar nga Qendra Beogradase për Politikë të Sigurisë, të titulluar “Agresioni rus mbi Ukrainën: moment i ri për zgjerim të BE-së?”

Presidenti referoi mbi rëndësinë e anëtarësimit në NATO dhe ndikimin e propagandës ruse të Ballkanit.

“Nëse ne nuk ishim në NATO nuk do t’i shkëmbenim të gjitha informacionet në atë sistem, nuk do të kishim mundësi të ballafaqohemi me të gjitha propagandat e tjera dhe lajmet e rrema. Nëse e krahasojmë penetrimin e shërbimeve ruse në rajon, sidomos në Maqedoni, tani kjo nuk është kaq e madhe në krahasim me vitin 2018, kur e organizuam referendumin për anëtarësim në NATO, dhe sidomos para asaj fushate, kur entitete të huaja vendosen 35 portale në internet brenda natës në vend, prej të cilave 2/3 kishin emra të ngjashëm me portale që ekzistonin më parë”, tha Presidenti në këtë diskutim.

Në lidhje me kontekstin bilateral me Bullgarinë, si pengesë në integrimet maqedonase ndaj BE-së, Presidenti Pendarovski deklaroi se para dy vjet e gjysmë Bullgaria filloi të ketë kërkesa të cilat nuk kanë asnjë pikë takimi me kriteret e BE-së. “Filluan të flasin për identitetin etnik maqedonas, se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare, se në periudhën nga viti 1941 deri në vitin 1944 ata kanë qenë administratorë, ndërsa jo okupatorë dhe e gjithë kjo u është shpërndarë me shkrim të gjithë ambasadorëve. Një lloj i tillë revizionizmi historik është absolutisht i palejueshëm në çdo diskutim serioz”, tha Presidenti Pendarovski duke shtuar se dialogu i tillë nuk i shkon një vendi që është anëtar i BE-së.

Në diskutim morën pjesë Sllavica Gërkovska, zëvendëse e kryeministrit të Qeverisë e obliguar për politika për sundim të mirë, Igor Bandoviq, drejtori i Qendrës Beogradase për Politikë të Sigurisë, Vesella Çerneva, zëvendësdrejtoreshë e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Goran Bulldioski, drejtori i programit për Evropën dhe Azinë Qendrore i Fondit për Shoqëri të Hapur dhe Sërgjan Cvijiq, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar Këshillëdhënës i Qendrës Beogradase për Politikë të Sigurisë.

Qëllimi i takimeve të liderëve është që të diskutohet mbi sfida të rëndësishme të jashtme dhe të sigurisë me të cilat ballafaqohet rajoni, mbi evenimentet gjeopolitike dhe trendet që i tangojnë, si dhe të vlerësohet e ardhmja e reformave demokratike, bashkëpunimi rajonal dhe vendi i Ballkanit Perëndimor në politikën globale.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...