Presidenti Pendarovski në Podgoricë mbajti fjalim në Samitin e Shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të PBEJL-së

27 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Podgoricë në Samitin e Shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL).

Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet shprehu falënderim për Malin e Zi për përpjekjet e bëra në vitin e kaluar gjatë kryesimit të tyre e PBEJL-në dhe i paralajmëroi prioritetet e kryesimit maqedonas me këtë iniciativë. Presidenti theksoi se, si kryesues do të udhëhiqemi nga parimet e vendosura në dokumentin e themelimit të cilat janë nga viti 1996, përkatësisht marrëdhëniet e mira fqinjësore, stabiliteti, siguria, bashkëpunimi në EJL dhe integrimi në bashkësinë euroatlantike të popujve të lirë dhe demokratikë. Ai tha se këto parime janë relevante edhe sot, siç ishin para dy dekadash dje rikujtoi se që në atë kohë është arritur përparim i theksuar në raport me bashkëpunimin politik dhe ekonomik, siç është konfirmuar me zbatimin e Strategjisë EJL 2030 dhe vendosja e Tregut të përbashkët rajonal.

Në fjalimin e vet, Presidenti Pendarovski e prezantoi sloganin “Urëzimi i ndarjeve, ndërtimi i besimit” si tema udhëheqëse për kryesimin maqedonas, me fokus të veçantë në pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e integrimeve euroatlantike.

Presidenti Pendarovski duke folur mbi tensionet etnike në rajon, të cilat shfrytëzohen lehtë nga aktorët e jashtëm, si dhe rënia e evroentuziazmit, rekomandoi se është me rëndësi thelbësore të bëjmë përpjekjet maksimale që t’u kundërvihemi këtyre tendencave nëpërmjet dialogut dhe kërkimit të zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme me mirëkuptim dhe respektim të njëri-tjetrit.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut e ndjek me përkushtim këtë rrugë, siç dëshmuan Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë dhe korniza negociuese e BE-së korrikun e kaluar, që na mundësoi t’i hapim negociatat aderuese.

Përveç kësaj, duke folur në kontekst të agresionit rus kundër Ukrainës e theksoi urgjencën për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe shprehu pritjen për mbështetje nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për sigurimin e përfitimeve të prekshme, duke përfshirë edhe qasjen te fondet e BE-së në fushat

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....