Presidenti Pendarovski në Procesin “Brdo-Brioni”: Vendeve të Ballkanit Perëndimor u nevojitet qasje te mekanizmat e BE-së për ballafaqim me krizën ekonomike

12 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Bërdo afër Kranjit mori pjesë në takimin e 11-të e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin “Bërdo-Brioni”, ku u diskutua mbi temat kryesore aktuale në rajon dhe në Evropë, mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi gjendjen e sigurisë dhe agresionin rus mbi Ukrainën, si dhe për masat dhe mënyrat për tejkalimin e krizës ekonomike dhe energjetike me të cilat po ballafaqohemi, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, tha Presidenti Pendarovski kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë, në përmirësimin e demokracisë, sundimin e të drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe prandaj është i domosdoshëm përshpejtimi i proceseve integruese të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski shprehu pritjen që takimi i ardhshëm i Bashkësisë Politike Evropiane, që duhet të mbahet në fillim të tetorit, të kontribuojë në përshpejtimin e mëtejshëm të integrimit.

Liderët e përshëndetën fillimin zyrtar të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në dhe u bënë apel institucioneve të Bashkimit Evropian të ndërmarrin vendime të tjera të guximshme në lidhje me integrimin e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në suazat e diskutimit, Presidenti Pendarovski tha se Bosnja dhe Hercegovine e meritojnë statusin kandidat për BE, kurse Kosova regjimin pa viza dhe shprehu pritjen për mbështetjen e mëtejshme të fuqishme nga Sllovenia dhe Kroacia në procesit eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Pendarovski theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor u nevojitet me patjetër qasje te mekanizmat e BE-së sa më shpejt, dhe tha se kriza ekonomike dhe sociale mund të shkaktojnë krizë shumëvjeçare politike dhe të gjenerojnë jostabilitet shtesë. Me qëllim që të lehtësohen efektet negative të luftës në Ukrainë, Presidenti Pendarovski bëri apel për bashkëpunim dhe dialog të përforcuar.

Në fund, Presidenti Pendarovski tha se vendi është i gatshëm që vitin e ardhshëm të jetë nikoqir i Procesit “Bërdo-Brioni”.

Në takimin në Kranj me ftesë të presidentit slloven dhe kroat, Borut Pahor dhe Zoran Millanoviq marrin pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryesuesi dhe dy anëtarë të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....