Select Page

Presidenti Pendarovski për drekë të Krishtlindjes tek kryepeshkopi i KOM- Dioqeza e Ohrit, z. Stefani

9 Janar 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot mori pjesë në drekën e Krishtlindjes që e shtroi kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase- Kryepeshkopata Ohrit, z. Stefani, me rastin e festave të kërshëndellave dhe ditën e emrit- festën e Arhigjakonit dhe martirin e parë Shën Stefanin.

Presidenti Pendarovski porositi që ngrohtësia festive duhet të frymëzojë për kultivimin e paqes, dashurisë dhe kuptimit gjatë tërë vitit. “Të drejtohemi drejt asaj që na bashkon e jo në atë që na dallon dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë drejt ndërtimit të bashkimit, solidaritetit, respektit të ndërsjellë dhe përparimit të shoqërisë”- theksoi presidenti.Në drekën e Krishtlindjes, që tradicionalisht shtrohet në pallatin e kryepeshkopit morën pjesë kryeparlamentari, Talat Xhaferi, kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski si dhe anëtarë të Sinodit të shenjtë të KOM-KO.

Presidenti Pendarovki e dorëzoi mandatin për krijimin e Qeverisë

Presidenti Pendarovki e dorëzoi mandatin për krijimin e Qeverisë

Presidenti Stevo Pendarovski, në bazë të nenit 84, paragrafi 1, alineja e parë, kurse në përputhje me nenin 90, paragrafin 1 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe propozimin e Koalicionit "Mundemi", sot ia dorëzoi mandatin Zoran Zaevit. "Në bazë të...

Pin It on Pinterest