Select Page

Presidenti Pendarovski realizoi konferencën me lidhje video, me ushtarët tanë, pjesë e misioneve ndërkombëtare paqeruajtëse

30 Dhjetor 2019 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti Suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, në prag të festave të fundvitit, realizoi konferencën me lidhjen video, me pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që marrin pjesë në misionet jashtë vendit.

Pjesëtarët e kontingjentit maqedonas që janë pjesë e operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse “Mbështetja e vendosur” në Afganistan, UNIFIL në Liban dhe ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë, njoftuan presidentin Pendarovski për gjendjen aktuale dhe i prezantuan aktivitetet e tyre në suazat e misioneve, duke shprehur gatishmëri që të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në mënyrë profesionale, përgjegjëse dhe me përkushtim t’i zbatojnë detyrat e tyre.

Presidenti Pendarovski theksoi kontributin shumë të rëndësishëm të pjesëtarëve të Armatës në misionet ndërkombëtare, si vërtetim për përfshirjen tonë aktive në sistemin kolektiv të sigurisë. Presidenti tha që me kryerje profesionale dhe motivuese të detyrave të tyre, pjesëtarët nëpër operacione ndërkombëtare paqeruajtëse dëshmohen si partnerë të barabartë të aleatëve të NATO-s, duke kontribuar që vendi jonë të bëhet anëtarja e barabartë e 30-të e Aleancës së NATO-s. Sipas presidentit Pendarovski, pak fusha në vendin tonë mund të thonë që janë në nivelin evropian apo botërorë, siç është rasti me Armatën tonë.

“Nëse i shohim të gjitha reformat që janë bërë, nga viti 1990-të e deri më sot, në pjesën tuaj, në pjesën e Armatës, ndërsa misionet e jashtme janë pjesë kruciale e kësaj, kemi reforma shumë më të mira. Asnjë fushë tjetër në vend nuk mund të matet me reformat që janë bërë në fushën tuaj dhe është e pakontestueshme që pjesëtarët e Armatës kanë vendosur kritere më të larta të mundshme”, deklaroi presidenti Pendarovski.

Duke ua uruar festat e fundvitit me dëshirë për shëndet, paqe dhe mirëqenie, presidenti Pendarovski u dëshiroi mision të suksesshëm pjesëtarëve të Armatës si dhe kthim të sigurt pranë familjarëve.

 

 

Kremtimi i 2 Gushtit, Ditës së Republikës, Ilinden

Kremtimi i 2 Gushtit, Ditës së Republikës, Ilinden

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, Ilinden, sot vendosi lule të freskëta pranë Qendrës Memoriale KAÇKM – Pelince. Delegacione nga Kabineti i Presidentit, sot ishin pjesë të...

Pin It on Pinterest