Presidenti Pendarovski ua dha me daljet fituesve të Maratonës së 34 të Ohrit në not

21 Gusht 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ua dha medaljet dhe trofeun fituesve të Maratonës së 34 të Ohrit në not.

Notari francez Aksel Rejmond në konkurrencën për meshkuj dhe notarja franceze Oshan Kasinjol në konkurrencën për femra janë fitues të Maratonës së 34. të Ohrit në not, që u mbajt me mbështetje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gara e maratonës, fillimin e të cilës e shënoi Presidenti Pendarovski, filloi nga kompleksi i manastirit “Shën. Naumi” kurse përfundoi në portin e qytetit në Ohër. Në shtegun e gjatë 25 kilometra “Klime Savin” konkurruan 19 notarë gjithsej, 12 në konkurrencën për meshkuj dhe 7 në konkurrencën për femra, midis të cilëve edhe notarët maqedonas: Evgenij Pop Acev, i cili fitoi vendin e tretë dhe Aleksandar Ilievski dhe Leonid Mishevski.

Pas mbërritjes në vendin e caktuar në portin e Ohrit, Presidenti Pendarovski, duke ua dhënë kurorat fituesve, ua uroi fitoren dhe u dëshiroi shëndet të mirë dhe shumë suksese të mëtejshme. Në ceremoninë e dhënies së medaljeve, Presidenti Pendarovski ua dha medaljet dhe trofeun fituesve të Maratonës së 34 të Ohrit në not.

Maratona e Ohrit në not është një garë e rregullt e garave botërore të ultra maratonave të Federatës Botërore së Notit (FINA), e cila mbahet me mbështetje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....