Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorjan

26 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti përfaqësuesin e përhershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP, Armen Grigorjan.

Në këtë takim u fol mbi bashkëpunimin dhe aktivitetet e UNDP-së dhe Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për partneritetin shumëvjeçar dhe të besueshëm me UNDP-në, e cila në bashkëpunim me institucionet maqedonase, komunat dhe shoqërinë qytetare japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm në vendin tonë.

Në këtë kontekst, Presidentja theksoi se i vlerëson shumë angazhimin dhe iniciativat e UNDP-së në fushat e ndryshme thelbësore, siç janë zhvillimi ekonomik, përfshirja sociale, barazia gjinore, përforcimi institucional, mbrojtja e mjedisit jetësor, lehtësimi i ndryshimeve klimatike dhe përfshirja rinore në proceset e vendimmarrjes dhe krijimit të politikave.

Në këtë takim u konstatua se aktivitetet me prioritet të UNDP-së në vendin tonë për periudhën 2021-2025 janë harmonizuar në mënyrë të përkryer me prioritetet nacionale maqedonase, të bazuara në parimet për zhvillim të qëndrueshëm dhe tërësisht në përputhje me procesin e aderimit në Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...